1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kriza financiare ndërkombëtare dhe samiti për këtë çështje i BE-së në Paris

Në shtypin gjerman të së hënës komentohen shkaqet e krizës financiare ndërkombëtare si dhe përpjekjet për rrugëdalje nga kriza. Komentatorët i referohen edhe samitit të krerëve të BE-së të djelën në Paris.

default

Lidhur me samitin e BE-së në Paris gazeta "Osthüringer Zeitung" shkruan:

"Shumë me vonesë qeveritë e kuptuan, se ato duhet të përqëndrojnë pushtetin dhe jo vetëm të komunikojnë, por edhe të demonstrojnë vendosmërinë. Ndaj kryetarëve të qeverive në Paris iu desh të përbetohen, se shtetet e Evropës do të ndërmarrin operacione reciproke në treg, nëse diku do të lëkundet ndonjë gur dominoje. Në rast rreziku partnerët do t´i qëndrojnë në krah secilit partner. Merkeli, Sarkozia & Co u mblodhën të djelën ekstra për të pasur efekt në publik, madje për të mos lënë asnjë dyshim ndaj aleancës së tyre. Për këtë arësye u mbajt samiti para samitit, pra takimi u zhvillua tri ditë përpara takimit të rregullt. Ndërsa tani është e rëndësishme që Evropa të mbajë premtimet e dhëna."


Për komentatorin e "Süddeutsche Zeitung" kjo krizë financiare është një krizë e rendit botëror:

"Duhet paguar një çmim për të gjitha vitet e humbura. Sistemi global i tatimeve për krizat e çdo lloji prej kohësh ka marrë të tatëpjetën. Kuadri i karakterizuar qysh pas Luftës së Dytë Botërore nga kombet atlantike tashmë është shpërbërë, një rend i ri është i nevojshëm. Ideja kyçe e Perëndimit dështoi, aktorë të rinj po bëhen gati pas kuintave. Kriza financiare po shndërrohet në krizë të rendit botëror, këtë e dëshmojnë përpjekjet në panik të konferencave në Uashington dhe në Paris."


Ndërsa "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kritikon ndërhyrjen e shtetit:

"Ndërhyrja e shtetit është dëftesa e falimentimit për degën e financave dhe një goditje për njërën nga format më të mira të jetesës: ekonomia sociale e tregut dhe sipërmarrja e lirë. Tani duket se s´ka alternativë, por afatgjatë shteti nuk është një ndërmarrje e mirë. Ai sërish do të duhet të tërhiqet, këtë e di edhe kancelarja. Por deri atëherë duhet të përdoren ndihmat shtetërore duke u përgatitur kësisoj edhe përe influencën e ndjeshme nga Berlini. Të bësh ekonomi me paratë e taksave dhe paskëtaj t´u paguash bonuese të majme menaxherëve, këtë bankat duhet ta harrojnë. Në bankat e tronditura të landeve asnjë gur nuk do të qëndrojë më mbi gurë. Pejsazhi bankar nuk do të jetë më si më parë."

  • Data 13.10.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYJN
  • Data 13.10.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYJN