1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza financiare ka mbërritur në Brazil

Si vendi me kapacitetin më të madh ekonomik në Amerikën Latine, Brazili ka një vend kyç në vendet me zhvillim të shpejtë ekonomik. Tani Brazili ka marrë një rol të ngjashëm në krizën ndërkombëtare financiare.

default

Banco do Brasil në Frankfurt

Brazili është i fortë dhe nuk do të preket nga kriza financiare e SHBA. Presidenti i Brazilit, Luiz Inaco "Lula" da Silva nuk i kurseu në krye të krizës ndërkombëtare tonet e forta. Por tashmë optimizmi duket se e ka braktisur.


Sepse problemet tani kanë arritur edhe në Brazil. IBovespa, indeksi kryesor në bursën më të madhe të Amerikës Latine në Sao Paulo, humbi në qershor gjysmën e vlerës së tij. Investuesit e huaj po i tërheqin paratë nga Brazili. Në periudha krize ata u shmangen investimeve në vende me shumë rreziqe, veç kësaj ata duhet të mbyllin me to vrimat në bilancet në vendet e origjinës. Kjo e vë nën presion edhe monedhën braziliane, Real-in. Javën e kaluar ajo humbi një vlerë të konsiderueshme në krahasim me dollarin dhe me euro-n.


Problemi kryesor i brazilianëve është megjithatë rënia e përbotshme e kërkesës për lëndë të para. Vitet e kaluara, çmimet e larta për mallrat e eksportit të vendit, si mineral hekuri, soja ose mish gjedhi, bënë që ekonomia të përjetonte një bum. Por kur në të gjithë botën shiten më pak automjete, edhe Brazili do të shesë më pak mineral hekuri, për të prodhuar çelikun për automjetet. Dhe po të ulet edhe më tej çmimi i naftës, atëherë shpejt mund të mos ia vlejë më që të gërmohet në fushat e mëdha me naftë, që ndodhen nën det.


Megjithatë, gjendja e Brazilit është shumë më e mirë se ajo në krizën financiare në vitet 80-të. Në vitet e shkuara qeveria Lula i ka reduktuar në mënyrë masive borxhet e jashtme dhe ka krijuar njëkohësisht rezerva të mëdha në deviza. Kështu që ajo mund t'i vështrojë relativisht e pashqetësuar lëvizjet në tregjet financiare botërore.


Megjithatë, presidenti Lula da Silva nuk i kurseu në programin e tij të përjavshëm në radio "Kafe me presidentin", kritikat e tij:


"E gjithë bota është e ndërgjegjshme për faktin, që ne duhet ta ndryshojmë sistemin ndërkombëtar financiar. Ai duhet të kontrollohet prej qeverive, në mënyrë që asnjë vend të mos përsërisë gabimet e rënda, të cilat janë bërë për shkak të mungesës së kontrollit të sistemit financiar. Dhe kjo në radhë të parë nga ana e qeverive në SHBA dhe në Evropë."


Shteti duhet t'i kontrollojë në të ardhmen tregjet financiare në atë masë, siç bën ai në sfera të tjera të shoqërisë, kërkon presidenti i Brazilit, Lula da Silva.



  • Data 07.11.2008
  • Autor Johannes Beck
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fp9r
  • Data 07.11.2008
  • Autor Johannes Beck
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fp9r