1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza financiare globale rrit përqindjen e interesit bankar për kredi në Shqipëri

Dukuria në Shqipëri - në rrjedhë të kundërt me politikën e uljes së interesit bankar të ndërmarrë nga Banka Qendrore Europiane edhe ajo amerikane, Federal Reserve.

Banka Tregtare Kombëtare

Banka Tregtare Kombëtare

Cilido që kërkon të marrë kredi në euro apo dollarë nga Bankat e huaja, që operojnë në Shqipëri për investime, për të blerë një apartament apo automjet të ri duhet të përgatitet për një përqindje të kripur interesi bankar. Rritja e normës së interesit bankar ka ndodhur që kur kriza financiara ka pushtuar tregjet boterore. Autoritetet e Tiranes i qetësojnë klientët e bankave të huaja dhe vendase, që operojnë në Shqipëri, se kriza finaciare nuk do t´i prekë.

Argumenti i tyre kryesor është prania tepër e kufizuar e Shqipërisë në tregjet globale. Por nuk mendojnë kështu ekspertët vendas. Ata paralajmërojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike nga 6 përqind në 2008-ën në 4,5- 5 përqind në 2009-ën, një ulje të dërgesave të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e BE, pasi atyre u duhet tani të përballen me krizën financire që po përjetojnë këto vende.

Kursi i k�imit

Kursi i k�imit


Pse është ngritur norma e interesit në Shqipëri

"Në tregun ndërkombëtar, norma e interesit bankar për euron apo dollarin nuk është norma reale, të cilën Bankat aplikojnë për kreditë e tyre, pasi ata janë 2 deri në 3 përqind më të larta se normat bazë. Bankat janë në një situtatë të tillë ku normat bazë janë ulur por kostoja e parasë është rrituir, si pasojë e mungesës së fondeve likuide, në të cilën po përballen Bankat jashtë Shqipërisë. Por kjo reflektohet edhe në Shqiperi ku normat e interesit te kredive në euro apo dollarë janë rritur së fundmi 1 apo 2 përqind. Në fund të fundit jetojmë në një ekonomi të lirë, "shpjegon Lorenzo Roncari, drejtor i filialit në Tiranë të Bankës italiane San Paolo IMI, e cila ka një kapital prej 550 miliard eurosh dhe është e pranishme në shumë vende të Europës Juglindore.

Çfarë thonë ekspertët vendas?

Ekspertët vendas janë optimistë për një kohëzgjatje të shkurtër të rritjes së normës së interesit për kredi në euro apo dollarë. Argumenti i tyre kryesor është se tregu bankar në Shqipëri do t´i bindet herët a vonë politikave agresive që kanë ndjekur Banka Qendrore Europiane dhe ajo amerikane, Federal Reserve, që i kanë ulur përqindjet e interesit bankar. "Pritet një ulje e normës së interesit për kredi në euro apo dollarë pikërisht për shkak të politikave që kanë ndjekur këto dy Banka, " thotë Erald Themeli, drejtor i politikave në Bankën e Shtetit në Shqipëri.

Në këto kohë të turbullta krize, konsumatorët në Shqipëri mund të kenë një alternativë tjetër: të marrin kredi në monedhën vendase, në lekë. Kredia në lek nuk i nënshtrohet rritjes së normës së interesit bankar, por mbetet konstant në masën 12-14 përqind. "Është politika monetare e Bankës së Shqipërisë ajo, që përcakton nëse përqindja e interesit të kredive në lekë do të rritet ose do të mbetet konstante. Interesi i Bankës është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në ekonomi, gjë që për momentin aktual përkthehet në stabilitetin e normave të interesit në lekë," thotë Erald Themeli nga Banka e Shtetit.

Institucionet finaciare ndërkombëtare si FMN apo BB kanë paralajmëruar qeverinë e Tiranës të zbatojë politika amaskro- ekonomike të matura dhe të parashikojë masa konkrete për të përballuar pasojat e krizes financiare botërore në Shqipëri.

  • Data 26.11.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2dc
  • Data 26.11.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2dc