1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kriza financiare - Fillimi i fundit të krizës, apo vetëm fundi i fillimit të saj?

Në shtypin gjerman të së mërkurës tema më e komentuar është kriza e bankave në SHBA. Thuajse njëzëri komentatorët shtrojnë pyetjen mbi pasojat që mund të sjellë me vete kriza amerikane ndaj bankave në Evropë.

default

Tabelë elektronike në bursën e Nju Jorkut në Wall Street

"Nürnberger Nachrichten" komenton: "Depozituesve, që kërkojnë interesa me nga 20 apo 30% duhet t´u kundërvihesh. Përfitime të këtij niveli afatgjatë nuk mund të arrihen me seriozitet. Në fondet, që tani po dështojnë, janë derdhur edhe para të shumë të punësuarve apo pensionistëve, një pjesë e të cilëve tani po vuajnë humbje të dhimbshme. E arsyeshme do të ishte kthimi tek një sistem më solid dhe tek ekonomia më afatgjatë, e cila të nxisë një ndarje më të drejtë prej nga mund të përfitojnë shumë. Kjo funksionon në një farë mënyre, siç po dëshmohet tani në Gjermani me një rënië të lehtë të varfërisë dhe rritjen e punësimit. Por për këtë nevojitet nuhatje, arësye dhe shkëputja prej nespit shkatërrues. Për këtë kurs ka edhe një emër: ekonomia sociale e tregut."

"Der Tagesspiegel" nënvizon: "Nuk është fjala vetëm për falimentimin e një banke në Wall Street, sado e dhimbshme dhe e dëshme që është kjo. Çështja është më parimore dhe më serioze: Qytetarët e ekonomisë më të madhe të botës janë zhytur në borxhe përmes hipotekave dhe kartave të kreditit dhe tani atyre u duhet që të kullandrisen me më pak para. Këtë nuk e përballojnë dot bankat, e në radhë të parë kjo influencon ndaj konsumit në SHBA e si rrjedhojë edhe ndaj eksporteve prej vendeve të tjera. Gjermaninë, që vazhdon të jetë kampione e eksportit, kjo do ta prekë dyfish: Kërkesa për produkte në SHBA po bie, por njëkohësisht po bie edhe kërkesa për makineri në Kinë, në Indi e diku tjetër, sepse edhe këto vende vuajnë pasojat e krizës së humbjeve në SHBA."


Një citat nga komenti i "Kölner Stadtanzeiger": "E rëndëishme është që të mos krijohet panik. Nëse të gjithë ata që kanë depozituar para kërkojnë t´i tërheqin ato (siç ka ndodhur në Angli), atëherë detyrimisht nxitet falimentimi. Por të tilla hamendje në Gjermani do të mbeten vizione horrori. Kriza e financave megjithatë do të lerë gjurmë në Gjermani, sepse letrat shkatërruese të kreditit nuk luajnë asnjë rol. Gjermania pra nuk do të mbetet e palagur. Çështja e diskutueshme është vetëm nëse tani ndodhemi në fillimin e fundit të krizës së financave, apo ky është vetëm fundi i fillimit të saj."



  • Data 17.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJP4
  • Data 17.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJP4