1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kriza financiare dhe paketa shpëtimtare

Nga shtypi gjerman kemi përzgjedhur për sot komentet lidhur me krizën financiare dhe propozimet për tejkalimin e saj.

default

Në të përditshmen "Frankfurter Allgemeine Zeitung" lexojmë:

"Përderisa nuk kemi shenja të një recesioni ekonomik, programet e financimit janë më të dëmshme se sa të dobishme. Sarkozy e ka huqur kur propozon pjesëmarrjen e shtetit në të ashtuquajtrën industri kyçe, sepse nuk ka asnjë shkak për krijimin e gjërave të tilla, që nuk sjellin asgjë përveç shpenzimeve. Natyrisht që Sarkozy po shfrytëzon rastin për të sfiduar pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane. Në Amerikë ekziston rreziku që paratë e shtetit të mos shfrytëzohen nga bankat e rrezikuara, por për ndërtimin e koncerneve të fuqishme financiare. Do të ishte kjo një politikë industriale në dëm të vendeve tjera. Është koha e fundit që politikanët të bëhen më të matur", shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Ndërsa në Ostthüringer Zeitung lexojmë:

"Do të ishte barcoletë e vitit, në qoftë se Qeveria gjermane shqyhet së angazhuari për sigurimin e një shume gjigande prej 500 miliardë eurosh, për shpëtimin e sistemit financiar, ndërsa bankat hezitojnë t'i shfrytëzojnë ato. Deri tani para ka kërkuar vetëm një bankë e Bavarisë, dhe atë pak miliardë euro. Të tjerat po heshtin. Ndoshta pikërisht kjo heshjte ëshë një sinjal se kriza e bankave dhe sistemit financiar është edhe më e madhe se sa që është menduar. Që të mos përsëriten krizat e ngjashme, e domosdoshme është një transparencë, garanca dhe kontroll shumë më i madh", mendon komentatori i kësaj gazete.

Për fund shfletojmë edhe gazetën "Nordkurir" ku thuhet se Qeveria gjermane duhet të mbështes edhe ekonominë e jo vetëm sistemin financiar. "Çdo ditë e më shumë po shihen pasojat e krizës edhe në ekonomi. Përderisa disa prodhues të veturave kanë ndalur përkohësisht prodhimin, tani edhe industria e udhqimit ka frikë nga pasiguria e konsumatorëve. Mirëpo një është e sigurt: kriza financiare ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik", konstaton kjo gazetë.




  • Data 21.10.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FeNm
  • Data 21.10.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FeNm