1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza ekonomike globale ndjehet edhe në Kosovë

Gjendja financiare e bankave në Kosovë është e mirë, por të rrezikuara nga kriza ekonomike globale janë gjigandët e mineraleve në Kosovë, Trepca dhe Feronikeli.

default

Trepca

Kriza ekonomike globale akoma nuk e ka prekur Kosovën në një shkallë të lartë, por ekpertët thonë se është e pamundur që pasojat e krizës të mos ndjehen edhe në Kosovë. Shembullin e parë ekspertët përmendin rënien e eksporteve të Kosovës, që sipas tyre është një tregues i qartë se ka rënje të kërkesës së blerjes. ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala thotë se të dhënat, që ai ka nga Banka Qëndrore tregojnë që Kosova akoma nuk është prekur ndjeshëm nga kjo krizë.

"Gjendja e bankave në Kosovë është shumë e mirë. Por unë them se kriza ekonomike globale mund te ketë ndikim në zhvillimin e investimeve të huaja në Kosovë, që mund të ndodhin në vitin e ardhshëm, apo viteve në vijim. Tash për tash pos efektit psikologjik se do jemi të rrethuar nga kriza globale në praktikë nuk ka ndonjë element matës të ndikimit të krizës në Kosovë", thotë ministri Shala.

Kosova një vend i dalë nga lufta akoma ka një ekonomi të dobët krahasuar me vendet e rajonit. Importi i mallrave është shumë i lartë krahasuar me eksportin, që llogaritet të jetë vetëm afro 10 përqind. Sipas ministrit Ahmet Shala në rastin e eksportit kosovar, të rrezikuar mund të jenë dy gjigandet e mineraleve në Kosovë, Trepca dhe Feronikeli, për shkak të rënies së çmimit të metaleve në tregun botëror.

"Nga kriza ekonomike globale mund te ndikohen komplekset industriale, siç janë Trepca dhe Feronikeli, edhe pse çmimet e metaleve historikisht, ku janë tash, janë në mesataren e 20 vjetëve të shkuara. Kështu që të gjithë ata, që kanë pretenduar se mund të kenë përfitime të mëdha sikurse tre katër vjetët e fundit, që kishte ngritje çmimesh, kanë qenë në ndonjë iluzion të përkohshëm", thotë ministri Shala.

Pasojat e krizës globale në Kosovë ekpertët i ndërlidhin më rënien e fuqisë blerëse në tregun e këtushëm. Ata thonë se vetëm në fillim të këtij viti ka pasur rënie të fuqisë blerëse në treg nga 30 deri në 40 për qind. Ata thonë se qeveria e Kosovës duhet të fillojë me reforma në ekonomi si masa parandaluese për ndonjë krizë ekonomike të shkallës së lartë. Sidoqoftë ekpertët thonë, se nëse Kosova goditet shumë nga kriza financiare globale, e ka më të vështirë që ta rimarrö vetën krahasuar me vendet tjera. Kjo për faktin që Kosova është një shtet i ri dhe akoma nuk është anëtare e asnjë mekanizmi financiar ndërkombëtar, të cilöt mund ta ndihmonin në rast të një krizë të thellë. Flamur Keqa, është ekpert për çështje ekonomike.

"Kriza ekonomike financiare ka treguar, që shumë shtete shumë më të zhvilluara se Kosova kanë nevojë për ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar", thotë Flamur Keqa.

Ekonomia kosovare është një ekonomi e vogël dhe ajo është tërësisht e varur nga zhvillimet ekonomike të vendeve të zhvilluara. Ky vit dhe viti i ardhshëm sipas njohësve të çështjeve ekonomike do të jetë sfidë për vendet e zhvilluara, që të amortizojnë krizën ekonomike dhe nëse kjo ndodh në një afat sa më të shkurtör kohor, atëherë reprekusionet në ekonominë kosovare do të jenë më të ulëta.




  • Data 23.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gzdc
  • Data 23.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gzdc