1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kriza e Ukrainës si shans për dialogun me Kinën

Kryetari i shtetit kinez Xi Jinping në udhëtimin e tij në Europë bën një ndalesë në Berlin. Në vend që të trajtojë si zakonisht temat ekonomike, ai do të trajtojë më shumë politikën e sigurisë, për shkak të Ukrainës.

Marrëdhëniet gjermano-kineze deri tani mund t'i përcaktoje si marrëdhënie ekonomike. Këmbimi vjetor i mallrave midis dy vendeve arrin një volum prej rreth 150 miliardë euro, gati një e treta e tregtisë së përgjithshme të BE me Kinën. Dhe në fakt kryetari i shtetit dhe i partisë së Kinës Xi Jinping do të vijë i shoqëruar me rreth 200 përfaqësues të biznesit në vizitën e parë, që bën në Berlin një president kinez që prej tetë vjetësh.

Megjithatë në këtë vizitë shtetërore thekset do të vihen ndryshe nga zakonisht, pra jo në çështjet ekonomike. Çështjet e politikës botërore dhe asaj të sigurisë dalin tani më shumë në fokus, shpjegon Sebastian Heilmann nga Instituti i Berlinit për studime mbi Kinën, Merics: "Kjo është e re për marrëdhëniet gjermano-kineze." Arsyeja kryesore për këtë ndryshim është kriza në Ukrainë dhe reagimi rus. Kina nuk është dakord me veprimet e Rusisë në Krime. Parimet e integritetit territorial dhe të mospërzierjes në çështjet e brendshme të shteteve të tjera i përkasin doktrinës së politikës së jashtme të kineze. Dhe për shkak të tentativave të mëdha për autonomi në Tibet, Xinjiang, apo në Tajvan Kinës nuk i pëlqen ideja e një referendumi.

Më shumë hapësirë për bashkëpunim


Situata në Krime shqetëson edhe Pekinin

Situata në Krime shqetëson edhe Pekinin

Për shkak të marrëdhënieve shumë të ngushta ruso-kineze studjuesi i Kinës Heilmann, nuk pret një distancim të hapur të Kinës nga qëndrimi i Rusisë. Në bisedë me DW ai thotë: "Ne kemi shenja se ka kërcitje në marrëdhëniet me Rusinë.“ Rezultati: „Ka më shumë hapësirë për një bashkëpunim me Kinën. Dhe këtë do ta marrë në shqyrtim dhe ta shfrytëzojë qeveria gjermane. Berlini do që ta fitojë Kinën në favor të qëndrimeve perëndimore dhe të punojë që të ketë ndikim të moderuar te Rusia. Para pak kohësh qeveria kineze deklaroi në Kongresin Kombëtar të Popullit se Kina kërkon të marrë më shumë përgjegjësi në nivel global. Pekini u shpreh aty edhe një herë në favor të së drejtës ndërkombëtare.

Heilmann sheh në këto situatë shanse të mëdha: "Kina ka mundësi, që pas kulisave t'i thotë Rusisë se separatizmi në Evropën Lindore, ndryshimi i kufijve territorialë nuk janë në interesin e Kinës. Dhe që atje duhet të mbizotërojë stabiliteti, se duhet synuar një zhvillim i përbashkët i zonave të debatueshme, i garantuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në ndihmën e FMN-së. "Për të gjitha këto , thotë drejtori i Merics Heilmann, Kina është pozicionuar tashmë.

Partneritet strategjik

Vizita e Xi në Berlin pason vizitën e tij në Francë, ku u fol për bashkëpunim në industrinë e automobilëve

Vizita e Xi në Berlin pason vizitën e tij në Francë, ku u fol për bashkëpunim në industrinë e automobilave

Ndoshta Gjermania është me të vërtetë shumë e përshtatshme për të parashtuar këto çështje në vizitën e ardhshme të shtetit Xi Jinping. Marrëdhëniet gjermano-kineze janë jashtëzakonisht të ngushta, ata janë ngritur në rangun e një partneriteti strategjik. Çdo vit zhvillohen konsultime qeveritare, në të cilat nënshkruhen menjëherë me dhjetëra marrëveshje dypalëshe. Gjermania gëzon një reputacion të shkëlqyer në Kinë si një partner i besueshëm dhe konsiderohet si "porta për në Evropë", vlerësim që rritet edhe me vizitën e planifikuar Xi Jinpingut si partner në institucionet e BE-së në javën e ardhshme.


Meqë kjo është një vizitë shtetërore, Xi fillimisht do të takohet me presidentin gjerman Joachim Gauck. Pastaj është planifikuar një takim i gjerë me kancelaren Merkel. Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore, Xi do të takohen në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Çështja e të drejtave të njeriut

Ai Weiwei do të hapë një ekspozitë në Berlin pas largimit të Xi.

Ai Weiwei do të hapë një ekspozitë në Berlin pas largimit të Xi.

Vetëm pak ditë pas vizitës së Xi Jinpingut në Berlin do të hapet ekspozita më e madhe deri tani e artistit kinez Ai Weiwei. Me sa duket pa prezencën e Ai Weiwei, siç kritikon Nora Sausmikat e fondacionit Shtëpia e Azisë në Këln në bisedë me DW: "Sepse nuk i kanë dhënë ende pasaportën, që ia morën, kur u arrestua tre vjet më parë. Prandaj fondacioni Shtëpia e Azisë kërkon nga Angela Merkel, që të ndërhyjë tek Xi Jinping për lëvizjen e lirë të Ai Weiwei. Fondacioni Shtëpia e Azisë vëren se që prej ardhjes në post para një viti të kryetarit të shtetit dhe partisë kineze ka shënja të qarta të censurës dhe masa më të rrepta ndaj aktivistëve të shoqërisë civile. Edhe këtu Sausmikat pret një ndërhyrje aktive të kancelares për lirinë e fjalës dhe të mendimit.

Megjithatë në rastin e Ai Weiwei duket i mundshëm ndryshimi nga ana e palës kineze, thotë studjuesi i Kinës Heilmann: Linja e ashpër ndaj artistëve është vendosur nga qeveria e mëparshme. Për administratën e tanishme ka më shumë hapësirë veprimi, aq më shumë që nuk ka vendime gjyqësore kundër Ai.