1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza e pengjeve nga PKK-ja në Turqi - Shtabi i krizës në Berlin kërkon lirimin pa kushte

Shtabi i krizës në Berlin po punon për lirimin pa kushte të tre alpinistëve gjermanë të rëmbyer nga antarët e partisë së ndaluar kurde PKK. Sipas shtypit autoritetet gjermane janë paralajëmruar për aksionet e PKK-së.

default

Pamje nga mali Ararat

Vazhdon të mbetet e paqartë vendndodhja e tre pengjeve gjermane të rëmbyera prej antarëve të partisë së ndaluarde kurde PKK në Lindje të Turqisë. Nuk dihet nëse pengjet mbahen në Turqi apo janë dërguar jashtë vendit. Mali Ararat ku ndodhi rëmbimi është në trikëndëshin kufitar mes Armenisë, Turqisë dhe Iranit. Kufiri me Veriun e Irakut, ku ka bazat e veprimit partia e kurde PKK e ndaluar në Gjermani, ndodhet rreth 300 km larg. Nisur nga fakti që rajoni në përgjithësi kontrollohet intensivisht prej ushtrisë turke, është e vështirë, që rëmbyesit ta kenë kaluar pa u diktuar këtë zonë. Vazhdimisht ka zëra, sipas të cilave pengjet dhe rëmbyesit e tyre ndodhen në ndonjë nga shpellat përreth malit Ararat.


Ndërkohë në ministrinë e jashtme në Berlin thuhet, se shtabi i krizës po punon "papushim dhe intensivisht për lirimin pa kushte të të rëmbyerve", revista "Der Spiegel" njofton, se autoritetet gjermane kanë qenë të paralajëmruara për aksionet e dhunshme të PKK-së. Zyra federale e kriminalistikës ka pasur udhëzime prej policisë turke për rezikun e sulmeve dhe marrjen e pengjeve nga kurdët militantë. Gjithashtu udhëheqja e PKK-së ka paralajmëruar qeverinë gjermane për siç thuhet "pasojat negative" të politikës që ndjek ajo ndaj kurdëve. Ministria e jashtme, veçanërisht në sfondin e ndalimit nga Berlinit të televizionit Roj pro PKK-së, tërhiqte vëmendjen në faqen e internetit për këtë rezik. Paralajmërimi për rezikun është dhënë ndaj atyre që udhëtojnë në provincat juglindore të Turqisë, të njohura si zona të operacioneve të PKK-së. Provinca Agri, ku ndodhet mali Ararat liegt, nuk është përmendur në udhëzimet e ministrisë së jashtme. Kjo pasi trikëndëshi kufitar armeno-turko-iranian nuk konsiderohet si rajon tradicional për influencën e PKK-së, që në BE dhe në SHBA klasifikohet si orgaanizatë terroriste.


Në një kohë, kur fakti që qeveria federale më 19 qershor dekretoi ndalimin e Roj-TV në Gjermani thujase nuk u perceptua, ky veprim ishte i njohur për kurdët në Turqi. Disa kurdë në një kafene të Stambollit shprehen të indinjuar: „Kohët e fundit gjermanët po u kundërvihen të drejtave të kurdëve. P.sh. me veprime për ndalimin e radiostacioneve apo shoqatave kurde. Kjo nuk është mirë."

„Nëse Gjermania vërtetë do të ish përpjekur të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kurde në Turqi, atëherë nuk do të kish ndodhur ky incident. Me ndalimin e Roj -TV-së është bërë e kundërta. Por unë mendoj, se turistët gjermane duhet të lirohen. Ky do të ishte tani veprimi më i mirë."


Nga ana e partisë kurde të Turqisë DTP, që nga dita e premte (11.7) ndërmjetëson në çështjen e pengjeve, të shtunën (12.07) u bë e ditur, se deri tani nuk ka reagim ndaj nismës së saj. Partia me 20 deputetë në parlamentin turk, mundi të ndërmjetësojë një herë vjeshtën e vitit të kaluar, për lirimin e tetë ushtarëve turq të rëmbyer nga PPK-ja.

  • Data 13.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbS1
  • Data 13.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbS1