1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza e Kosovës mori fund- megjithatë problemet tani fillojnë

Faza më e nxehtë e krizës së fundit kosovare morri fund. Megjithatë pikat e diskutueshme mbeten të pazgjidhura. Problemet tani fillojnë vërtetë, sepse nga të dy palët ndodhen në lëvizje shumë njerëz destruktivë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Në Kosovë merret frymë lirisht. Kriza aktuale u zgjidh pas dhunës me një të vdekur dhe të plagosur, pas luftës me fjalë dhe bllokime rrugësh. Marrëveshja midis shqiptarëve dhe serbëve, për ta pranaur gjendjen siç është, u arrit nëpërmjet punës së komandantit të Kfor-it, Erhard Bühler. Si ushtarak, politikan dhe diplomat të mbledhura tek një person, ai arriti me mjeshtëri të bindte kryeneçët që të shkonin sërish në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Megjithë ç'tensionimin e gjendjes provimi më i vështirë nuk është kaluar. Sepse bisedimet e deritanishme të ndërmjetësuara nga Brukseli që po vendosen tani në pikëpyetje, shkaktuan konfliktin e fundit. Serbia vazhdon të refuzojë të njohë vulat e doganave të Kosovës duke shkaktuar një luftë tregtare. Edhe në tavolinën e bisedimeve Beogradi do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion, sepse nëse bën ndryshe kjo do të ishte një hap në drejtim të njohjes juridike të ish provincës që ka patur nën juridiksionin e vet.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler

Kompromisi jo shumë i dashur për forcat radikale shqiptare dhe serbe

Ekzistojnë shumë snajperistë të cilët mund të hedhin në erë procesin e bisedimeve dhe çtensionimin. Nga pala shqiptare ekziston opozita radikale, e cila thotë se qeveria mban qëndrim të butë ndaj pakicës serbe në veri të vendit. Edhe kryeministri Thaçi ka në partinë e tij anëtarë të rëndësishëm të cilët kanë bërë para dhe kanë fituar pushtet në luftën e armatosur kundër serbëve në vitin 1998/99. Çdo kompromis me serbët është për ta kompromis i kalbur.

Tek pala serbe një rol luajnë zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme. Asnjë parti nuk mund të bëjë lëshime të mëdha për Kosovën, sepse përndryshe dënohet duke mos marrë vota. Tema e Kosovës është mbajtur e ndezur nga të gjitha qeveritë në tre dekadat e fundit, sepse nëpërmjet saj mund të hutohen njerëzit dhe të mos shohin mizjerjen ekonomike dhe sociale.

Edhe tani tundimi është i madh, për të luajtur me kartën e Kosovës për ta kanalizuar në këtë drejtim pakënaqësinë e popullsisë ndaj politikanëve në përgjithësi dhe ndaj qeverisë në veçanti.

Mafia luan po ashtu rol në veri të Kosovës, për shkak të kontrbandës së krijuar

Pamje nga demonstratat serbe ditë më parë ne kufirin Kosovë-Serbi

Pamje nga demonstratat serbe ditë më parë ne kufirin Kosovë-Serbi

Përveç kësaj, një rol luan edhe mafia, përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë të cilët kanë në veri të Kosovës shpesh më shumë ndikim se sa politikanët dhe administrata. Klanet kriminele të krijuara nëpërmjet kontrabandës nuk mund të kenë interes që kjo zonë e cila sot është pothuaj e paprekshme nga ligji të futet në rendin e politikës, policisë dhe administratës civile, doganës dhe drejtësisë. Sepse ata do të humbisnin pasurinë dhe ndikimin dhe duhet madje të mendojnë edhe se mund të ndiqen ga drejtësia.

Dhe pastaj do të vinte edhe BE-ja e përçarë, e cila duhet të kishte linjë unanime në Kosovë, dhe që nuk e bën absolutisht. Ndërkohë që disa vende të BE-së janë që veriu kokëfortë serb të vendoset nën kontrollin e Prishtinës, por të ketë autonomi më të madhe, ndërkohë që anëtarë të tjerë të BE-së mbrojnë pa asnjë kusht pozicionin serb. Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia druhen se njohja e ish provincës serbe të Kosovës do të ndiznin përpjekjet për pavarësi të provincave të veta.

Autor: Thomas Brey (dpa)/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

DW.COM