1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kriza e CSU ka efekte në gjithë kampin konservator në Gjermani

Humbjet e rënda për Bashkimin Kristjansocial Gjerman CSU në zgjedhjet e landit në Bavari kanë shkaktuar një tërmet politik në Bavari - por me pasoja në të gjithë Gjermaninë.

default

Çdo parti tjetër në Gjermani ose në vende të tjera në Evropë do të kishte përjetuar shpërthime gëzimi po të kishte arritur një rezultat prej 43,4% në zgjedhje, siç e arriti atë Bashkimi Kristjansocial CSU në zgjedhjet e parlamentit të landit në Bavari. Por kjo nuk ndodh në landin më të madh për nga sipërfaqja të 16 landeve gjermane, 12,5 milionë banorët e të cilit përbëjnë rreth një të shtatën e popullsisë gjermane.

Që 43 % mbështetje shkaktojnë një krizë të thellë dhe sjellin dorëheqjen si të kryetarit të CSU-së, Ervin Huber, ashtu edhe, 24 orë më vonë të kryeministrit bavarez Gynter Bekshtajn, është një veprim konsekuent. Ai që ka marrë përpara gati 61% të votave dhe pas 46 vjetësh sundimi vetëm papritur ka nevojë për një partner koalicioni, ai ka të drejtë edhe të dëshpërohet.

Në këtë dëshpërim normalisht bavarezët mund t'i kishim lënë të rrinin vetë. Por ky rast paraqitet ndryshe, sepse ai ka potencial për pasoja në të gjithë Gjermaninë, pasoja të cilat mund të kenë ndikim përtej kësaj ngjarjeje. Sepse CSU-ja, si ekuivalenti bavarez i Bashkimit Kristjandemokrat (CDU) në 15 landet e tjera federale është e pazëvendësueshme si krijuese e shumicës për konservatorët.

Në Bundestag, partitë motra krijojnë tradicionalisht një fraksion të përbashkët. Vetëm së bashku ishin CDU dhe CSU në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, me 35,2 përqind të votave më të fortë se socialdemokratët, që morën 34,2% të votave, me të cilët ata kanë ndërtuar që atëherë një aleancë jo të gëzuar qeveritare. Të drejtuar nga deputetja e CDU-së, Angela Merkel, e cila pa votat e CSU-së nuk do të ishte sot kancelare.

Që ajo do të jetë edhe më tej kancelare pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, që prej disfatës në zgjedhje të CDU-së është më e diskutueshme se kurrë. Probabiliteti i një koalicioni me tre anëtarë është rritur, dhe kjo do të thotë raporte më të ndërlikuara politike dhe kërkime më të mundimshme për kompromise politike. Sepse dy partitë popullore CDU dhe SPD kanë një kontigjent besnik zgjedhësish prej më e shumta 30%, kufijtë midis kampeve politike ka kohë që janë bërë të tejdukshëm, sepse shoqëria po invidualizohet gjithnjë e më fort.

Një tendencë, nga e cila nuk mbetet e paprekur as Bavaria, ku fshati dhe feja katolike janë ngulitur thellë, por që është shumë e suksesshme ekonomikisht. Një zhvillim, i cili u nënvleftësua nga partia që përfaqëson me plotëkuptimin e fjalës shtetin CSU. Por ajo do të vazhdojë të qeverisë në jug të Gjermanisë. E parë nga kryeqyteti gjerman Berlin ajo mund të humbasë në parëndësi pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, nëse nuk do të fitohet një shumicë për kampin konservator. CSU-ja do ta humbiste në këtë rast rolin si krijuese e shumicës për CDU-në.

  • Data 02.10.2008
  • Autor Marcel Fyrstenau, (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT3u
  • Data 02.10.2008
  • Autor Marcel Fyrstenau, (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT3u