1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza e buxhetit si vazhdim i luftës civile amerikane?

Boshti i krizës së buxhetit në SHBA mbetet zënka për reformën e Obamës në shëndetësi. Por kriza e vërtetë është më e thellë mendojnë ekspertët: a është ajo vazhdim i luftës civile?

Veriorët kundër jugorëve. Kështu mendohej dje. Megjithatë lufta civile në SHBA vazhdon deri ditët e sotme, mendon Stephan Richter, botues i revistës online "The Globalist". "Përtej problematikës aktuale duhet të jemi të ndërgjegjshëm për faktin që njerëzit të cilët janë sot kundër Obamacare dhe që përpiqen të bllokojnë buxhetin, vijnë nga të njëjtat shtete federale, që dikur ishin për ruajtjen e skllavërisë." Asokohe ishin 11 shtete jugore, sot janë dhjetë shtete të cilët janë kundër përkujdesjes shëndetësore për të varfërit. "Me përjashtim të Arkansasit, kundër reformës janë të gjitha shtetet jugore. Vendimtare është që konflikti i 1865-s, kur me gjasë mori fund lufta civile, vazhdon ende sot", mendon juristi, që jeton prej 30 vjetësh në SHBA.

A po vazhdon ende konflikti i vitit 1865?

A po vazhdon ende konflikti i vitit 1865?

Konflikti për buxhetin është për këtë arsye një luftë përfaqësuese. "Bëhet fjalë për faktin që ky vend po ndryshon." Kështu pakicat e dikurshme si afro-amerikanët, hispanjollët dhe aziatikët përbëjnë tashmë thuajse gjysmën në totalin e të sapolindurve. "Në shtetet e jugut, tek burrat e bardhë, të moshuar, që kanë humbur të gjithë punët e tyre në sektorin përpunues, dallohet se si po ndryshojnë me themel strukturat e këtij vendi dhe gatishmëria për ta pranuar këtë mungon", thotë Richter. "Zemërimi drejtohet kundër një Presidenti me gjasë të zi, i cili shpallet socialist. Këto janë të gjitha lojëra në sipërfaqe. Nuk bëhet fjalë për asgjë më pak se të pengohet ndryshimi i Shteteve të Bashkuara, ndryshimi sociologjik, social."

Luftë kundër një qeverie të fortë qendrore

Ngjashëm mendon edhe politologu James Thurber. Fillimisht shtetet e jugut kanë qenë demokratë ultrakonservatorë, të cilët me transformimin e partive iu drejtuan republikanëve, thotë drejtori i Qendrës për Studime të Kongresit dhe Presidentëve në American University në Uashington. "Shtetet e jugut me pikëpamje të njëjta janë kundër një qeverie të fortë qendrore, dhe për pasojë kundër reformës në shëndetësi të Obamës. Lufta civile zhvillohet sot megjithatë në radhët e konservatorëve, drejtuar nga politikanë nga skaji i djathtë i partisë. 30 deri 40 prej tyre luftojnë në Dhomën e Përfaqësuesve konservatorët joradikalë."

Paralele me luftën civile amerikane

Paralele me luftën civile amerikane

Në raste si zënka aktuale për buxhetin ka për pasojë pak shanse për kompromis. Ajo që mungon, mendon Thurber, është qendra e nevojshme për arritje kompromisesh. "Para 30 vjetësh qendra e moderuar përbënte ende rreth 30 për qind të anëtarëve në Kongres. Ata ishin blloku kyç për të çuar gjërat përpara. Sot ata përbëjnë vetëm dy për qind."

Paralele me luftën civile amerikane

Në mënyrë cinike i njëjti raport si në vitin 1860, vitin para shpërthimit të luftës civile, thotë Thurber. Konflikti merr municion nga qarqet zgjedhore. Ato ripërcaktohen sipas sistemit mbizotërues "Gerrymandering", çdo dhjetë vjet pas një censusi. Kufijtë i përcakton partia qeverisëse e një shteti, duke patur parasysh që të përfshijë sa më shumë votues besnikë, për të siguruar kështu shumicën. Luftëra rivalësh dhe supriza ka vetëm gjatë vendimeve paraprake brendapartiake, të ashtuquajturat "primaries". M.q.s. ato tërheqin pak zgjedhës dhe për këtë arsye janë të preferuara tek përkrahësit e skajeve, për fitoren, biletën për në Kongres mund të mjaftojnë edhe vetëm 2100 vota, siç ishte së fundi rasti i një senatori nga shteti federal Utah. "Pra politikanët përcaktohen në zgjedhjet paraprake nga zgjedhësit e skajit të djathtë ose të majtë", thotë Thurber. "Në përgjithësi ata nuk pasqyrojnë pikëpamjet e masës së gjerë."

Protesta në Uashington kundër mosmarrëveshjeve për buxhetin

Protesta në Uashington kundër mosmarrëveshjeve për buxhetin

Vetëm pak shtete si p.sh. Kalifornia, veprojnë ndryshe. Atje komisionet kujdesen për një përzierje të shëndoshtë në qarqet zgjedhore dhe kështu edhe për konkurrencë të shëndetshme. Por kjo nuk mjafton. "Në Dhomën e Përfaqësuesve janë ndoshta 50 vende për të cilat ka pasur konkurrencë të vërtetë. Të tjerat janë stola të sigurtë për partitë përkatëse."

Qarqet zgjedhore çojnë në çarje të shoqërisë

Hendekët ideologjikë po thellohen, paralajmëron Thurber. "Çarja kalon më shumë përmes elitës politike se sa përmes popullsisë. Struktura aktuale nuk është e shëndetshme për demokracinë tonë." Lufta civile e dikurshme po transformohet në fushë loje të politikës radikale. Vetëm një reformë, mendon edhe publicisti Richter, mund ta çaktivizojë këtë bombë me sahat. "Ky vend nëse kërkon të ketë unitet, duhet të ketë qarqe elektorale homogjene, ku jeton një numër mesatar i popullsisë në mënyrë që të mos kemi vetëm distrikte liberale apo shumë konservatore, çka do të kishte si pasojë shpërbërjen e vendit në një mënyerë që shkatërron idenë fillestare të Amerikës."

Protesta në Uashington kundër mosmarrëveshjeve për buxhetin

Protesta në Uashington kundër mosmarrëveshjeve për buxhetin

Disa kritikë të qeverisë e çojnë më tej këtë ide të ndarjes, mbështetur edhe në zënkën për buxhetin. Ata ëndërrojnë për një përçarje të vendit, larg çdo ndikimi të qeverisë qendrore, drejt një administrimi të pavarur pa ligje qendrore për sigurimin apo armët. Në qarqe konservatore ekstreme në Teksas flitet p.sh. tashmë për "Republikën e Teksasit", 11 qarqe rurale në Kolorado planifikojnë një "New Colorado" dhe edhe në majën veriore të Kalifornisë ka mendime secesioniste.