1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza diplomatike mes Ekuadorit dhe Kolumbisë është ashpërsuar

Pas aksionit ushtarak kolumbian kundër rebelëve të FARC-ut në territorin ekuadorian është rritur tensioni në Amerikën Qendrore dhe atë Latine. Ekuadori dhe Venezuela ndërprenë dje marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë

Tanke venezuelianë dërgohen në kufi me Kolumbinë

Tanke venezuelianë dërgohen në kufi me Kolumbinë

Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa bëri të ditur në një fjalim në radiotelevizion natën duke u gdhirë e martë, se kishte urdhëruar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kolumbinë. Një ditë më parë Ekuadori kishte dëbuar ambasadorin kolumbian. Correa tha gjithashtu se Ekuadori kishte dërguar 4.000 ushtarë shtesë në kufirin e përbashkët të xhunglës me Kolumbinë. Në Venezuelë kongresi u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin ministri i jashtëm bëri të ditur dëbimin e ambasadorit kolumbian dhe të gjithë trupit diplomatik. Vëzhguesit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe Venezuela t'i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë. Që të dielën kreu venezuelas i shtetit Hugo Chavez kishte dërguar dhjetë batalione tankiste dhe njësi aviacioni në kufirin e vendit me Kolumbinë. Ndërkaq edhe shtetet e tjera të Amerikës Jugore paralajmërojnë për rrezikun e shkallëzimit të krizës. Brazili dhe Argjentina e dënuan me forcë aksionin ushtrak të Kolumbisë si shkelje flagrante të sovranitetit territorial ekuadorian. Peruja kërkoi një mbledhje urgjente të Organizatës së Shteteteve Amerikane. Kjo është caktuar për sot në Uashington. Presidenti i Ekuadorit Correa bëri të ditur, se do të kërkojë një kontingjent trupash ndërkombëtare për mbikqyrjen e kufirit midis vendit të tij dhe Kolumbisë. Deri tani Kolumbia e mbulon vringëllitjen e armëve në jug dhe në lindje. Në Bogota qeveria e presidentit Alvaro Uribe bëri të ditur, se nuk do të dërgohen trupa shtesë në rajonin kufitar. Shefi i policisë kolumbiane praqiti ndërkaq prova, të cilat dëshmojnë gjoja se midis presidentit të majtë venezuelas Hugo Chavez dhe guerilasve të FARC-ut ekziston një alencë strategjike. Gjenerali Oscar Naranjo foli ndër të tjera për urdhërpagesa me vlerë prej 300 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për informacione që janë gjetur në kompjuterin e komandantit të vrarë të FARC-ut Raul Reyes. Reyes, numri dy i formacionit më të vjetër guerilas në Amerikën Latine, u vra të shtunën e kaluar në një aksion të njësive të këmbësorisë dhe atyre ajrore kolumbiane në territorin e Ekuadorit.
  • Data 04.03.2008
  • Autor Ulrich Achermann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHnT
  • Data 04.03.2008
  • Autor Ulrich Achermann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHnT