1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Krizë qeveritare në Pakistan

Fuqia bërthamore gjendet në prag të anarkisë pas vendimit për arrestimin e kryeministrit. Një predikues populist kërkon para dhjetëra mijëra përkrahësve shpërndarjen e parlamenteve. Ushtria është në pritje.

"Do ta shihni, nesër do të vihet në vend drejtësia", thërriste me zë të fortë, kleriku pakistanezo-kanadez Tahir ul-Qadri, të martën (15.01.2013) në Islamabad, para dhjetëra mijëra përkrahësve. Ai e akuzoi qeverinë për korrupsion dhe paaftësi dhe i vuri një ultimatum: brenda ditës ajo duhej të shpërndante parlamentin. Nën drejtimin e ushtrisë duhej të krijohej më pas një qeveri e përkohshme. Pasi afati i ultimatumit mbaroi, predikuesi 61-vjeçar thirri mes brohoritjeve të turmës: "Ju lutem të qendroni deri nesër, unë do të qendroj."

Raja Pervaiz Ashraf .Federal Minister for water and Power Foto Abdul Sabooh Januar 2010

Raja Pervaiz Ashraf

Dhe pak orë më vonë njoftimi i papritur: Gjykata e Lartë në Pakistan urdhëroi arrestimin e kryeministrit Raja Pervaiz Ashraf, i akuzuar për korrupsion. Krahas kryeministrit gjykatësit lëshuan të martën urdhëra arresti për 15 persona, njoftojnë agjencitë e lajmeve, të cilat i referohen qarqeve nga gjykata pakistaneze. Akuzat kanë të bëjnë me parregullsi në centralet energjetike private, në kohën kur Ashraf drejtonte Ministrinë e Ujit dhe Energjisë.

Megjithatë asnjë prej vëzhguesve të politikës pakistaneze nuk beson se kemi të bëjmë me një rastësi kohore. Pyetja është vetëm se çfarë lidhje ka mes ngjarjeve.

Drejtësia kundër qeverisë

Sipas njërës prej teorive që qarkullojnë aktualisht, gjykata me gjasë shfrytëzon lëvizjet e protestave për të futur në fazën vendimtare procesin gjyqësor kundër kryeministrit, të akuzuar për korrupsion. Gjykata dhe kryetari i saj Ifthikar Mohammad Chaudhry, prej kohësh janë në konflikt me qeverinë e presidentit Zardari. Një fitore gjykata e pati shënuar verën e kaluar kur paraardhësi në post i Ashrafit, Gilani, u largua pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjithashtu në lidhje me akuza për korrupsion.

Pakistan Long March DW/ Shakoor Raheem When was it taken: 15.01.2013, in Islamabad Security arrangements.Main stage for long march in Blue area Islamabad.Participants of the Long aMarch

Lëvizja e protestës e drejtuar nga predikuesi Tahir ul Qadri, Islamabad

Roli i ushtrisë

Nga ana tjetër shumë vëzhgues thonë, se lëvizja e protestës e drejtuar nga predikuesi, është një kartë në duart e ushtrisë dhe se gjykata me veprimet e saj po ndihmon interesat e ushtrisë. Ushtria refuzon si presidentin Zardari ashtu edhe rivalin e tij kryesor politik, kryetarin e partisë konservatore "Liga Myslimane", Navaz Sharif. Por aktualisht ndjehet shumë e dobët për të marrë në duart e saj pushtetin. Gazeta "Nju Jork Times" citon ekspertin politik Najam Sethi: "Ushtria po luan letrat e saj dhe përpiqet të ushtrojnë ndikim në procesin elektoral. Po bëhen përpjekje për të penguar Zardarin dhe Navazin në fushatën elektorale."

Gazetari pakistanez Saleem Bukhari e sheh ndryshe rolin e ushtrisë. "Ushtria në të kaluarën ka pasur mjaft mundësi për të ndërhyrë, por nuk e ka bërë. Unë nuk besoj se ushtria është e interesuar të veprojë. Por nëse situata shkallëzon në anarki, atëherë sipas kushtetutës është përgjegjësia e ushtrisë të garantojë që integriteti dhe solidariteti i Pakistanit të mos cënohen."

Klerik me ambicie politike

Predikuesi Tahir ul-Qadri është një klerik me emër në Pakistan. Më parë ai ka qenë aktiv në politikë dhe synonte madje të bëhej kryeministër, tregon publicisti pakistanez Mohsan Raza Khan. Partia e Qadrit me orientim fetar në zgjedhjet në tetor 2002 mori megjithatë vetëm një vend në parlament. Ish presidenti Musharraf nuk i dha asnjë post ministri dhe pas kësaj Qadri hoqi dorë nga mandati në parlament.

Tahir ul Qadri, a prominent religious scholar, talks to supporters during a sit-in protest in Islamabad, Pakistan, 15 January 2013. Thousands of supporters of Tahir ul Qadri, who started his march from the eastern city of Lahore on 13 January, reached Islamabad on 15 January, to demand political reforms. Tahir ul Qadri, wants authorities to implement election reforms ahead of a parliamentary vote which should be held within 60 days after the term of the current assembly expires in March 2013. EPA/T. MUGHAL pixel Schlagworte

Tahir ul Qadri

Ai emigroi në Kanada dhe mori atje shtetësinë kanadeze. "Tani ai mbledh mijëra njerëz dhe proteston kundër qeverisë duke kërkuar të ashtuquajtura reforma elektorale", thotë Raza Khan. Ai shpreh habi që sipas përfytyrimit të Qadrit, fillimisht duhen shpërndarë parlamentet e vendit dhe më pas pas duhen kryer reformat. "Në Islamabad kemi tani një demonstrues, i cili për shkak të shtetësisë së dyfishtë nuk ka madje të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje", thotë Raza Khan.

Pakënaqësi në popull

Nuk është çudi që pikërisht tani shfaqet një njeri si Qadri dhe gjen mbështetje në popull, mendon avokati Ahmed Auais. Në sfondin e inflacionit galopant, ekonomisë në rënie dhe kaosit politik, pakënaqësia është shumë e madhe. "Në Pakistan interesat e qytetarit të thjeshtë nuk kanë më asnjë rëndësi dhe pse të gjitha të drejtat themelore të kushtetutës duhet të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tij. Politikanët nuk interesohen për këtë." Në një vakuum të tillë nuk është çudi që "të shfaqet një tornado e tillë si predikuesi Qadri dhe lëvizja e tij e protestës."

E paqartë është se kush e mbështet fushatën e tij me efekt të fortë mediatik, për përmbysje politike. "Pikëpyetja e madhe është se kush i jep shumat e mëdha të parave për fushatën e tij", thotë avokati pakistanez Auaiz. Ai mendon se predikuesi ka mbështetës të kamur jashtë vendit, pasi atje ai ka shitur edhe mesazhet e tij fetare në video.