1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Krizë qeveritare - Ç'do të bëhet tani në Hungari?

Kolapsi i koalicionit qeveritar në Hungari u vulos vërtet. Lidhja e Demokratëve të Lirë vendosi zyrtarisht në kongresin e saj dje daljen nga koalicioni me Partinë Socialiste.

default

Parlamenti, Budapest

Fundi i koalicionit socialliberal mund të dallohej që një muaj më parë. Gjoja pa e vënë më parë në dijeni partnerin e vogël të koalicionit, kryeministri, Ferenc Gëyrçani (Ferenc Gyurczany) shkarkoi ministren liberale të shëndetësisë. Ajo ishte bërë e papëlqyer në radhët e soalistëve qeverisës me një program reformues energjik kundër deficiteve miliardëshe në sektorin shëndetësor. Ndër të tjera ajo donte të arrinte një privatizim të pjesshëm të furnizimit mjekësor - dhe pjesëmarrje më të madhe vetjake për barnat dhe për trajtimet mjekësore.

Ishte hapi i fundit në një partneritet të gjatë dhe së fundi të mundimshëm, i cili konsumohej vazhdimisht për arsye të përfytyrimeve të ndryshme mbi reformat ekonomike dhe ato sociale. Me socialistët nuk bën më asgjë përpara, kritikojnë liberalët. Ata vënë në dukje problemet e mëdha buxhetore në Hungari, trysninë në rritje për reforma, e cila nuk merret parasysh prej socialistëve për shkak të kujdesit kundrejt elektoratit.

Shanse për bashkëpunim të ri?

Kryeministri socialist Gyurczany ishte përpjekur së fundi pa sukses që të mbante anën e përkrahësve të vet, të cilët druajnë një reduktim të përmasave të mëdha në shërbimet sociale: Ai kishte shpallur dhënien fund reformave - për liberalët ky ishte sinjali për të dalë nga koalicioni.

Megjithatë martesa e padëshiruar që funksionon me hope prej gjashtë vjetësh nuk do të marrë fund plotësisht. Edhe në radhët e liberalëve ka forca me ndikim që duan ta vazhdojnë me socialistët - si mbështetës të një qeverie socialiste të pakicës. Kalman Kovacs, sekretar shteti në ministrinë hungareze të mjedisit e sheh këtë si variant më të mirë sesa t'u lirohej fusha konservatorëve në zgjedhjet e reja:

Kovacs: 'Abstenimi im ishte një karton i verdhë për ata që duan ta shpien sistemin demokratik në qorrsokak, në të cilin nuk mund të kthehesh më.'

  • Data 28.04.2008
  • Autor Andreas Meier-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dppr
  • Data 28.04.2008
  • Autor Andreas Meier-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dppr