1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Krizë politike në Itali pas dënimit të Berlusconit

Italia tronditet pas dënimit të Berlusconit. Në shenjë proteste ndaj dënimit të ish-kryeministrit, deputetët e partisë së Berlusconit dorëzojnë dorëheqjen. Koalicioni qeveritar italian ndodhet në rrezik.

Vendimi për dënimin e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ka tronditur politikisht Italinë. Mediat italiane njoftojnë se deputetët e partisë së Berlusconit, PdL kanë dorëzuar ndërkohë dorëheqjet tek kryetarët e grupeve të parlamentare në të dyja dhomat e parlamentit italian. Ministrat e partisë "Populli i lirisë" së Berlusconit janë po ashtu të gatshëm për të dhënë dorëheqjen dhe për të shkuar me to tek presidenti, Giorgio Napolitano në rast se nuk gjendet një zgjidhje për rastin Berlusconi shprehen ministrat, sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve, dpa. "Ne jemi të gatshëm të dorëhiqemi për të mbrojtur idealet tona", ka thënë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano.

Me këtë hap rrezikohet koalicioni qeveritar i kryeministrit Enrico Letta. Vetë kryeministri italian kishte bërë fjalë për një kohë të vështirë. Në të njëjtën kohë ai kishte shprehur shpresën se "interesi i përgjithshëm" do të ngrihet mbi interesin personal.

Seancë e parlamentit italian

Seancë e parlamentit italian

Amnisti për Berlusconin?

Deputetët dolën me këtë qëndrim pas një takimi me Berlusconin. Sipas të dhënave të pjesëmarrësve, Berlusconi kërkoi një reformë të drejtësisë dhe sinjalizoi gadishmërinë për zgjedhje të reja. Kryetari i partisë, Angelino Alfano citohet nga e përditshmja italiane, "La Repubblica" me një kërkesë për një lloj amnistie për Berlusconin. Një amnisti të tillë mund ta shqiptojë vetëm presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

Gjykata e Kasacionit kishte konfirmuar të enjten në mbrëmje në Romë dënimin për Berlusconin, - në instancën e fundit të reduktuar me 12 muaj burg, - për evazion fiskal në lidhje me koncernin e madh mediatik të Berlusconit, Mediaset dhe konto jashtë Italisë me para të patatuara. Në instancën e parë Berlusconi ishte dënuat me katër vjet burg dhe pesë vjet mosushtrim të profesionit si politikan, por për shkak të një rregulloreje amnistie, dënimi u reduktua në 12 muaj. Por Berlusconi për shkak të moshës 76-vjeçare nuk ka për të qëndruar në burg.

Nëse ish-kryeministri do t'i kalojë të 12 muajt në arrest shtëpie apo do të kryejë punë sociale, këtë Gjykata e Kasacionit e la të hapur. Fillimisht duhet hequr imuniteti i tij parlamentar.