1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Krizë në Rumani- Rrëzohet qeveria

Gati 40 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Rumani opozita rrëzoi qeverinë e kryeministrit Emil Boc përmes një mocioni mosbesimi. Ajo akuzon atë për 'shkatërrimin ekonomik dhe moral' të vendit.

default

Kryeministri i rrëzuar rumun, Emil Boc.

As kërcënimet, as dredhitë e as zotësitë për t'ia kthyer mendjen tjetrit nuk ndihmuan në fund: qeveria provizore e formuar para disa ditësh në Rumani nën drejtimin e kryeministrit Emil Boc nuk e ka pas vetes shumicën e parlamentit rumun. Kundër qeverisë votuan në Bukuresht 258 parlamentarë, pro votuan vetëm 176.

Partia liberale demokratike e Boc-ut u mbështet vetëm nga votat e pakicës.

Opozita kritikon kryeministrin se pas shpërbërjes së koalicionit mes liberaldemokratëve dhe socialdemokratëve formoi qeverinë e përkohshme, e cila sipas tyre është "ilegale".Në debatin e zhvilluar në parlament kryeministri Boc tërhoqi vëmendjen se në rast të rrëzimit të qeverisë rrezikohet paketa e ndihmës prej 20 miliarda euro, të cilën Rumania e fitoi sivjet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën financiare.

Rumänien Zentralbank Gebäude in Bukarest

Ndërtesa e Bankës Qëndrore në Bukuresht

Pas votimit ai u shpreh se shumica e deputetëve votuan kundër tij për të siguruar privilegjet e tyre:

"Deputetët e opozitës duan të jenë të sigurtö se nuk do të humbasin të drejtat e tyre për pension".

Megjithatë nuk është e mundur që këtu bëhet fjalë vetëm për pensionet. Para së gjithash shkaktare për krizën e vazhdueshme të brendshme politike në Rumani është një grindje e ashpër mes partive në prag të zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit.

Para tre javësh kryeministri Boc shkarkoi nga posti ministrin e brendshëm socialdemokrat, i cili pati tërhequr vërejtjen për manipulimet e mundshme në zgjedhjet e nëntorit. Kjo vërejtje shkonte në adresë të liberaldemokratëve të kryeministrit Boc, të cilët siç duket, kanë provuar që të përgatisin terrenin për manipulimin e zgjedhjeve për sigurimin e rizgjedhjes së Traian Basescut në postin e presidentit.

Basescu është ai, që ka në dorë shumicën e kompetencave.

Rumänien Präsident Traian Basescu

Presidenti rumun Traian Basescu

Kështu e përcakton kushtetuta rumune. Qysh të martën në mbrëmje Basescu paralajmëroi se do të fillojë këshillimet më të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament për të parë se si do të shkojnë punët më tej. Këto konsultime mund të zgjasin ca kohë. Deri atëherë kabineti do të mbetet në pushtet. Dhe kush do të jetë ai, që do të ngarkohet me formimin e qeverisë së re, mbeti çështje e hapur në deklaratën e parë të presidentit:

"Për të evituar keqkuptimet, pasi snjëra parti nuk e ka shumicën në parlament, mbetet çështje e presidentit se kë ngarkon pas këshillimeve me formimin e qeverisë. Ky kandidat do të ketë pastaj dhjetë ditë kohë për të formuar qeverinë e re".

Autor: Jörg Paas/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5tn
  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5tn