1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Krizë në degën e prodhimit të automobilëve në Gjermani

Në sfondin e krizës që ka pllakosur degën e industrisë së prodhimit të automobilëve gazetat e së mërkurës shkruajnë...

default

"Norbayerischer Kurier" komenton: "Ke ndjesinë për t´iu bashkangjitur sa më shpejt korit të përfaqësuesve të kësaj dege, të cilët thërrasin me sa kanë fuqi për ndihma nga shteti. Aq më tepër që njeriut të thjeshtë është e vështirë t´ia bësh të qartë, se përse shuma të majme vihen në dispozicion për të korrigjuar gabimet e menaxherëve të financave, ndërkohë që si pasojë për ekonominë reale të lënduar nuk mbetet asgjë. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Ndonëse dega e automobilëve u mbërthye keq prej krizës aktuale, problemet që kanë ekzistuar qysh më parë po dalin tani edhe më shumë në pah. Fakt është, që prodhuesit gjermanë kanë neglizhuar me produktet e tyre më të përshtatshme ndaj mjedisit dhe tani atyre u duhet të nisin maratonën e mundimshme për të rikuperuar këtë boshllëk."

"Frankfurter Rundschau" analizon: "Industria e automobilëve do të bënte mirë të mos e humbasë toruan dhe të mos u verë kryqin programeve për investime në teknologjitë e përshtatshme për mjedisin, duke menduar se në këtë mënyrë aksionerët do të mund të shpërblehen si deri më sot me divident të rregullt. Një veprim i tillë do të ishte i gabuar. Vërtetë që tani të gjithë vuajnë prej inflacionit. Por do të vijë një ditë, kur kërkesa do të rritet sërish dhe atëherë prodhuesit e automobilëve duhet të jenë pararoja me rendimente të larta të teknologjive konform ruajtjes së mjedisit."

Citat nga komenti i "Berliner Zeitung": "Në verë kumbonin zërat optimistë nga përfaqësuesit e degës së automobilëve, të cilët thonin, se kriza që po shfaqej në radhë të parë prekte prodhuesit amerikanë, që prej kohësh u ofronin klientëve të tyre makina me konsum të lartë karburanti. Ndërsa tani kriza me një ritëm marramendës ka përfshirë këtë degë edhe në Evropë. Ndonëse në kontinent nuk prodhohet në mënyrë kaq ekstreme sa në SHBA duke mos u përfillur nevojat e klientëve, prodhuesit evropianë edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të preferojnë më shumë makinat e shpejta, se sa ato që kursejnë karburant. Kjo ka ecur mirë për aq kohë sa benzina mund të paguhej. Ndonëse çmimet e karburantit kanë nisur të bien sërish, ata që përdorin makinën ende nuk mund t´i harrojnë çmimet ekstreme nëpër pikat e furnizmit dhe diskutimet për klimën që zgjatën me muaj të tërë. Tani përdoruesit e makinave duan vetëm automjete që kursejnë karburantin dhe nuk e dëmtojnë mjedisin."





  • Data 29.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjI7
  • Data 29.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjI7