1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Krizë e brendshme politike në Çeki në qendër të presidencës?

Në Pragë, qytetin e artë nuk është e ar gjithçka që shkëlqen. Çekia po e feston me shumë madhështi dhe pompozitet presidencën e radhës të BE-së, por pas kulisave po zhvillohet një luftë e ashpër politike.

default

Mirek Topolanek

Si kryetar i ri i Këshillit të Radhës të BE-së Mirek Topolaneku ka këto ditë shumë punë përpara vetes. Por si të mos i mjaftonin ato, vendi kërcënohet prej një krize të fortë qeveritare, të cilën e ka shkaktuar ai vetë. Kryeminisitri deklaroi me plot gojë se do ta riformojë kabinetin, sepse jo të gjithë ministrat u përgjigjen sfidave që kërkon presidenca e radhës e BE-së: "Qeveria duhet të jetë në gjendje t'i dalë për zot kryesisë së radhës të BE-së – kjo do të thotë që ministrat duhet të jenë në gjendje, që t'i diskutojnë dhe t'i zgjidhin në nivel evropian probleme të tilla si mosmarrëveshjet aktuale për gazin, konflikti në Gazë apo kriza financiare.“

Blick auf Prag

Pamje nga Praga

Fillimisht punët dukeshin mirë. Secila prej partive të përfaqësuara në qeveri duhet të sakrifikonte një prej ministrave të vet. Por pas kësaj Topolaneku i konkretizoi planet e tij dhe kjo erdhi si një goditje: Topolaneku përmendi emra: "Iri Cunek duhet të largohet, sepse i ka krijuar qeverisë një sërë problemesh. Ky është vendimi im dhe i partisë së tij, demokristianët duhet të vendosin tani nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë pa Jiri Cunekun, ose nëse do të largohen.“

Përplasje të brendshme politike

Cuneku, të cilin kryeministri Topolanek do ta largojë nga skena, është aktualisht zëvendëskryeministër dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokristiane. Ai ka qenë i përfshirë në skandale të ndryshme korrupsioni dhe për shkak të deklaratave raciste ndaj romëve çekë gëzon emër të keq. Në këtë mënyrë ai ka pjesën e vet në imazhin e keq të qeverisë çeke. Cuneku e sheh këtë si sfidë dhe po mat tani forcat me kryeministrin: "Zoti kryeministër e tha mendimin e tij. Kryesia e partisë sime ka një mendim tjetër. Natyrisht kryeminstri ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij. Por unë jam i bindur se ai nuk e ka seriozisht propozimin për të më pushuar mua nga detyra.“

Sipas Cunekut kryeministri do të bënte më mirë po të lironte nga detyra ministrin e financave, Kalusekun. Edhe ky i takon Partisë Demokristiane, por ndryshe nga rivali i tij për kokë Cuneku, ai e bën pa diskutim punën e vet mirë. Kaluseku, do të ishte i fundit për të cilin Topolanekut do t'i shkonte mendja ta lironte nga detyra. Sipas fjalëve të një komentatori çek për të, kryeministri do të „ecte zbathur mbi zjarr". Një zgjidhje prej së cilës do të arrinin ta ruanin fytyrën të dyja palët nuk ka: ose kryeministri nuk do të lëkundet duke rrezikuar shpërbërjen e koalicionit - ose duhet të lëshojë pe. Sido që të jetë gjatë periudhës së presidencës çeke të BE-së nuk mund të bëhet fjalë për një qeveri të qëndrueshme çeke.




  • Data 08.01.2009
  • Autor Christina Janssen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUJU
  • Data 08.01.2009
  • Autor Christina Janssen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUJU