1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kritika të forta për projektligjin e qëndrimit në Gjermani

Tani Bundestagu kërkon ta ndryshojë të drejtën e qëndrimit për refugjatët. Por megjithë disa përmirësime për azilkërkuesit, shoqatatat e bamirësisë protestojnë me forcë. Ato e shohin rrezikun në detajet e kontratës.

Për ligjin e ri që reformon të drejtën e qendrimit në Gjermani ka kohë që zhvillohen debate të ashpra. Shoqata të bamirësisë dhe organizata e refugjatëve Pro Asyl bubullojnë kundër një ligji të ri, i cili sipas tyre i sheh edhe më tej si kriminelë refugjatët dhe që mund të çojë në një valë masive arrestimesh.

"Kërcënon arrestimi i gati çdo azilkërkuesi, i cili vjen në Gjermani përmes një shteti tjetër të BE", lexon drejtori ekzekutiv i Pro Asyl, Günter Burkhardt projektligjin e koalicionit qeveritar të partive unioniste dhe të SPD. Ligji parashikon që të gjithë refugjatët që kanë mbërritur në një vend tjetër të BE dhe nuk e kanë përfunduar atje, sipas rregullit, procedurën e azilimit, me të mbërritur në Gjermani fillimisht të arrestohen. Të paktën do të jetë i mundur një arrestim për një kohë të shkurtër.

Pro Asyl: arresti para dëbimit zgjerohet

Për Günter Burkhardt-in kjo do të thotë se hap pas hapi po mbyllen rrugët legale për në Gjermani. Një frikë që e ndajnë edhe organizata të tjera gjermane, si Diakonie, Shoqata Federerale AWO dhe Shoqata e Përgjithshme e Paritetit. Objektivi i reformës, sipas qeverisë është që të zgjerohet e drejta e qendrimit për persona në nevojë dhe për persona që jetojnë prej shumë vitesh në Gjermani dhe që nuk kanë leje afatgjatë qendrimi. Këtë objektiv shoqatat e përshëndesin. Por në këmbim kërcënojnë sanksione më të ashpra dhe pengesa më të larta për të gjithë ata refugjatë që duan të fitojnë në Gjermani të drejtën e qendrimit dhe qendrimin legal në Gjermani. Kështu e shohin të paktën këtë çështje shoqatat bamirëse.

Günter Burkhardt, Geschäftsführer der Menschenrechtsorganisation Pro Asyl

Günter Burkhardt

Kështu në të ardhmen do të vlejnë rregulla të reja për arrestin në pritje të dëbimit, sipas të cilave, refugjatët mund të arrestohen deri në katër ditë para dëbimit dhe ta presin dëbimin në arrest. Që sot është e mundur që refugjatët që vijnë në mënyrë ilegale të mbahen katër ditë të arrestuar menjëherë pas mbërritjes së tyre në Gjermani.

Një kulturë mikpritjeje ka pamje tjetër

Gjithashtu për shoqatat nuk është e pranueshme, që përparimet në zgjerimin e së drejtës së qendrimit të refugjatëve të kundërshtohen "fshehtas", duke i ndryshuar rregullat në shqiptimin e ndalimit të qendrimit. Ligjvënësi synon t'u mundësojë me ligjin e ri zyrave të të huajve që ta aplikojnë ose jo në bazë të vlerësimit të tyre të drejtën e qendrimit. Në këtë kuadër, ai që e kalon afatin tranzitor të disa ditëve, brenda të cilit me kërkesë të autoriteteve duhet të largohet nga Gjermania (ndalimin e qendrimit), mund të përjashtohet përgjithmonë nga e drejta e qendrimit në Gjermani. "Po të jetë larguar njëherë nga vendi, ai nuk mund ta marrë më kurrë të drejtën e qendrimit, sepse për këtë ai duhet të dëshmojë se ka jetuar pa ndërprerje në Gjermani", ankohet Sebastian Ludwig, këshilltar tek Diakonie Deutschland. Kjo bën që personat në nevojë të jenë në të ardhmen të pambrojtur përballë arbitraritetit të përpunuesve të rastit të tyre.

Të Gjelbrit në Bundestag u bashkuan me kritikën e shoqatave. "Ky projekltigj është një bonbone e helmuar", tha zëdhënësi për politikën e brendshme të grupit parlamentar, Volker Beck. Jo së fundi edhe sepse mundësia për zgjerimin e arrestit mund të shkelë edhe ligjet e BE. Pas diskutimit të parë të premten në Bundestag, për ligjin tani do të debatohet edhe në komisione të tjera. Shoqatat kanë ende shpresë që në ligj mund të bëhen ndryshime të rëndësishme.