1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kritika të ashpra ndaj ligjit të Putinit për OJQ-të

Ligji i ri për organizatat e huaja "të padëshiruara" në Rusi has në refuzim masiv ndërkombëtar. Organizatat e të drejtave të njeriut edhe në SHBA shprehin "shqetësim të thellë".

"Një shembull tjetër i shtypjes së zërave të pavarur nga qeveria ruse" - me këto fjalë të qarta e shprehu qëndrimin e vet Ministria e Jashtme e SHBA lidhur me mënyrën e sjelljes të Rusisë ndaj organizatave jo-qeveritare (OJQ). SHBA është "thellësisht e shqetësuar" në lidhje me ligjin, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, Marie Harf. Jemi të shqetësuar në lidhje me rritjen e kufizimeve për median e pavarur, për shoqërinë civile, për minoritetet dhe për opozitën politike, theksohet në deklaratën e saj.

Aktivistët e të drejtave të njeriut të indinjaur

Ministria e Jashtme e SHBA dërgoi edhe një akuzë tjetër në adresë të Moskës: Objektivi i qeverisë ruse është me sa duket atje, që "ta izolojë popullin rus nga pjesa tjetër e botës", tha Harf. Ndërkohë që populli rus, ashtu si çdo popull tjetër meriton "një qeveri që promovon një shkëmbim të hapur të ideve, një stil transparent dhe të përgjegjshëm të qeverisë, trajtim të barabartë para ligjit dhe mundësinë për të ushtruar të drejta pa frikë nga hakmarrja".
Më parë organizatat e të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW)dhe Amnesty International e kritikuan këtë masë ligjore si një sulm të ri të rëndë ndaj lirisë së shprehjes në Rusi. HRW deklaroi, se ligji drejtohet në realitet kundër aktivistëve dhe organizatave ruse, të cilat si rrjedhojë do të tërhiqen nga partnerët e tyre ndërkombëtarë. Ligji promovon "ksenofobinë dhe nacionalizmin". Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë përmbajtjen e këtij ligji.



Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i pati kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të verë veton kundër këtij ligji. Megjithatë ai e ka nënshkruar atë, njofton Kremlini, duke e ngritur kështu në fuqi rregulloren e re të diskutueshme.

Gjoba ose burgim, si dhe ndalim udhëtimi

Ligji mundëson një kundërvënie më të ashpër ndaj OJQ-ve të huaja. Ai kërcënon me gjoba ose e deri në gjashtë vjet burgim qytetarët, që përzihen me organizata të huaja që janë deklaruar si "te padëshirueshme", gjithashtu mund të vendosen edhe sanksione dhe të pezullohen pasuritë e tyre. Ligji po ashtu parashikon mundësinë për t'i ndaluar tërësisht këto organizata dhe të ndalojë hyrjen e punonjësve të tyre në Rusi.


Kritikët argumentojnë se formulimet e turbullta në ligj mund të bëjnë që të ndërmerren masa edhe kundër kompanive të huaja në Rusi. Qysh në vitin 2012, Duma ka miratuar një ligj të diskutueshëm, përmes të cilit OJQ-të e financuara nga jashtë mund të shpallen si "agjentë të huaj"