1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kritika për Tribunalin e Hagës

Deri në fund të vitit 2016 Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë duhet të ketë përfunduar punën e tij. Pak para sprintit final një gjyqtar danez ka ushtruar kritika të ashpra ndaj punës së Tribunalit.

President of the U.N. tribunal for war crimes for the former Yugoslavia, Theodor Meron, speaks during a press conference after talks with Serbian Prime Minister Vojislav Kostunica, in Belgrade, Friday, Nov. 11, 2005. Meron was on a fact-finding mission in Serbia ahead of his report to the United Nations in December on the level of Belgrade's cooperation with the tribunal in The Hague, Netherlands. Meron also put pressure on the authorities to capture and hand over the court's two most wanted fugitives, Bosnian Serb wartime leader Radovan Karadzic and military commander Gen. Ratko Mladic.(AP Photo/Darko Vojinovic)

Theodor Meron ARCHIVBILD Präsident Internationaler Strafgerichtshof für das ehemalige Jugoslawien

Për disa kjo është vetëm një teori komploti, për të tjerët një zbulim i guximshëm. Kritika e një gjyqtari danez ndaj Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavinë është bërë titull në gazetat botërore.

Në një letër private drejtuar kolegëve dhe miqve gjyqtari Frederik Harhoff akuzon presidentin e Gjykatës me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Theodor Meron, se ka ndryshuar në vjeshtë të vitit 2012 praktikën e deritanishme të gjykatës, për të dënuar edhe personat e përfshirë në ndihmë dhe inkurajim të krimeve të luftës. Letra është publikuar na gazeta daneze BT.

Shpallja e pafajësisë për disa oficerë serbë dhe kroatë ka ardhur nga presioni i qeverisë amerikane dhe qeverisë izraelite, ka shkruar Harhoff. Mergjithatë ai nuk ka ofruar prova konkrete.

Harhoff përmend shpalljen e pafajësisë për disa gjeneralë dhe politikanë kroatë në vitin 2012, në mesin e tyre edhe atë të ish gjeneralit Ante Gotovina dhe të gjeneralit serb Momçillo Perishiq në shkurt të vitit 2013.

Vetëm përshpëritje korridoresh?

"Ka pasur disa vendime për pafajësi, por unë mendoj se ato kanë të bëjnë më shumë me ndryshimin e indicieve dhe jo për faktin se vendimet gjyqësore kanë ndryshuar në përgjithësi", thotë Dov Jacobs, profesor i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Holandë. Megjithatë me siguri që Harhoff ka mbështetësit e teorive të tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, thotë Jacobs: "Shumë janë të pakënaqur me vendimet e fundit gjyqësore dhe gjithashtu mendojnë se vendimet janë marrë nën presionin e jashtëm", theksoi Jacobs.

Gjyqtari Frederick Harhoff

Gjyqtari Frederick Harhoff

Sipas pikëpamjeve të ekspertëve ligjorë nuk është evidente asnjë lidhje në mes të vendimeve të fundit të pafajësisë me interesat e mundshme të politikës së jashtme të qeverisë amerikane, apo qeverisë izraelite. Jacobs e sheh çështjen e ndikimit politik mbi gjykatën më shumë si një dukuri të pranishme që prej fillimit të punës së Tribunalit sesa një fenomen të ri. Për shembull, ka pasur presion për të mos ndjekur "bombardimet e NATO-s në vitin 1999, edhe pse ato teknikisht bien nën juridiksionin e Tribunalit të Hagës", tha Jacobs. Megjithatë ai nuk mund ta thotë saktë se nga kush është ushtruar ky presion. "Në përgjithësi megjithatë tribunalet ndërkombëtare gjatë marrjes së vendimeve të tyre duhet të marrin në konsideratë edhe kontekstin politik", vë në dukje ai.

Ish kryeprokurorja Louise Arbour kishte themeluar një grup pune, i cili duhej të pozicionohej lidhur me ngritjen e një aktakuze të mundshme për sulmet ajrore të NATO-s mbi objektivat në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1999. Një vit më vonë pasuesja e saj, Karla del Ponte, njoftoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se grupi i punös nuk ka gjetur asnjë provë, që do të mundësonte fillimin e hetimeve kundër oficerëve të NATO-s.

I përjashtuar për shkak të anshmërisë së procesit

Frederik Harhoff ka qenë i emëruar gjykatës në Tribunalin e Hagës për gjykimin e liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel. Shesheli akuzohej për krimet në Bosnjö dhe Kroaci gjatë luftërave në vitet 1990. Pas publikimit të letrës të Harhoff ai paraqiti një mocion për njëanëshmëri kundër gjyqtarit danez. Me dy vota pro dhe një kundër kërkesa e Sheshelit është marrë parasysh nga Tribunali. Harhoff është gjyqtari i parë në historinë e Tribunalit, që largohet për njëanshmëri nga një proces.

Zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Magdalena Spalinska, konfirmoi e pyetur nga DW, se vendimi për gjyqtarin Harhoff praktikisht do të thotë edhe përfundim i punës për Harhoffin në Tribunal. Kjo për faktin se ai ka qenë emëruar "vetëm për një rast të veçantë". Spalinska nuk ka dashur të komentojë pyetjet e tjera lidhur me pasojat e brendshme, që mund të ketë letra e gjyqtarit danez. As Harhoff nuk ishte në dispozicion për një intervistë.

Se çfarë pasojash do të ketë largimi i gjyqtarit Harhoff në rrjedhën e mëtejshme të procesit gjyqësor kundër Sheshelit, është e pasigurt. Pasi kjo është hera e parë që një gjyqtar është përjashtuar për njëanshmëri nga një proces në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, pritet të shqyrtohet, nëse procesi gjyqësor dhjetëvjeçar do të rifillojë nga e para, apo nëse procesi do të vazhdohet nga një gjyqtar i ri.