1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kritika për raketën e Koresë së Veriut

Nisja e raketës së Koresë së Veriut dështoi. Shpjegimi zyrtar për rrëzimin mungon. Bashkësia ndërkombëtare dyshon se raketa ishte test ushtarak e jo civil. KS do të mbajë seancë të posaçme.

Protesta në Seul kundër raketës koreanoveriore

Protesta në Seul kundër raketës koreanoveriore

Koreja e Veriut  pavarësisht nga kritikat e ashpra ndërkombëtare ka bërë përpjekje që të lëshojë një raketë me rreze të gjatë veprimi. Por megjithatë prova  ka dështuar. Sipas njoftimeve  të vendeve fqinj,  edhe Pheniani ka pranuar rënien  e një rakete në det pas nisjes. Sateliti nuk arriti në hapësirë siç ishte planifikuar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të vendit komunist, KCNA.  

Shkaqet janë ende të paqarta. Sipas të dhënave të ministrisë  koreanojugore të Mbrojtjes raketa shpërtheu menjëherë pas nisjes së saj  dhe ra në det. Koreja e Jugut dhe SHBA e dënuan nisjen e raketës si provokim dhe kërcënim i sigurisë rajonale.  Ata dyshojnë për një test ushtarak të një rakete ndërkontinentale, që me kokat e saj shpërthyese atomike mund të arrijë deri në Alaska.

Krahas Koresë së Jugut dhe Japonisë, këtë ngjarje e kritikuan  si provokim dhe kërcënim të sigurisë në rajon edhe SHBA, Rusia dhe Gjermania. Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë në një seancë mbi situatën në Korenë e Veriut dhe mbi një përgjigje të mundshme ndaj aktit provokues.

Japoni, numër gazete me dështimin e Koresë së Veriut

Japoni, numër gazete me dështimin e Koresë së Veriut

Nga Nju Jorku u shpreh edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle për raketën e nisur, por të dështuar të Phenianit: "Ne e dënojmë këtë nisje të raketës. Kjo është një shkelje e e qartë e të drejtave ndërkombëtare", kritikoi ai. "Ne shpresojmë që Këshilli i Sigurimit do të japë një përgjigje të qartë dhe një reagim të qartë për këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare".

Po ashtu ministrat e jashtëm të G8 dënuan lëshimin e raketës koreanoveriore me rreze të gjatë veprimi ditën e  premte duke e cilësuat këtë veprim si shkelje të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të veta Koreja e Veriut me raketën donte të lëshonte një satelit për motin në hapësirë. 

Autor: Agenturen/ Kujath/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi