1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kritika ndaj pozicionit të Gauck-ut për integrimin

Me betimin të premten (23.03.2012), Joachim Gauck do të bëhet zyrtarisht president i Gjermanisë. Nga Gauck-u pritet shumë. Kritika janë shprehur për qëndrimin e rezervuar të deritashëm të tij për temën e integrimit.

Presidenti Federal, Joachim Gauck

Presidenti Federal Joachim Gauck

Joachim Gauck-u druhet se në të ardhmen do t'i duhet të lexojë vetëm tekste të përgatitura me intensitet, në vend që të shprehet lirshëm. Shumë prej shprehjeve të tij spontane për trajtimin e të papunëve dhe të migrantëve sot vështrohen në mënyrë shumë kritike. Por këto deklarata e kanë burimin në intervista, të cilat Joachim Gauck-u i dha, kur gati dy vjet e gjysmë më parë u refuzua si kandidat për postin e presidentit të Gjermanisë. Pasi në vitin 2010 Christian Wulffin e zgjodhën president federal, një rizgjedhje e Joachim Gauck-ut nuk qe diçka, që mund ta parashikoje. Në intervista Gaucku kishte mundësinë të shprehej më lirshëm. Ai vetë thotë: "Shumë kanë interpretuar në të shkuarën gjysma fjalish të miat si fjali të plota." E rëndësishme prandaj është të shihet se cilat pohime të Gauckut janë shkëputur nga konteksti, çfarë ka thënë me të vërtetë ai dhe kur ato, që i ka thënë, edhe i ka menduar.

Paraardhësi i tij në post, Christian Wulff, korri shumë mbështetje për dëshirën e tij për integrim, të cilën ai e përforcoi në fjalinë: "Feja islame është pjesë e Gjermanisë." Ai do të donte të vazhdonte drejtimin, që hapi Christian Wulffi.

Joachim Gauck; Presidenti Federal i Gjermanisë

Joachim Gauck; Presidenti Federal i Gjermanisë

Në intervistë me gazetën Süddeutsche Zeitung në vitin 2010 Joachim Gauckun e pyesin për populistin e djathtë, autorin Thilo Sarrazin, i cili e vështron si të dështuar integrimin e të huajve në Gjermani. Nëse Thilo Sarrazini është një njeri i guximshëm, e pyesin Gauckun. Gaucku përgjigjet "Ai është i guximshëm dhe ai është një njeri, i cili luan lojërat e tij me publikun. "Gjithsesi, Sarrazini tërheq vëmendjen për një problem, "i cili nuk është zgjidhur në mënyrë të mjaftueshme", tha Gaucku.

Në një intervistë televizive me gazetën Neue Zürcher Zeitung Gaucku shprehet më qartë:

"I përket kohës para iluminizmit ajo, që përhapet në disa xhami tonat." Premisat prej të cilave niset feja islame, nuk kanë kaluar përmes reformacionit dhe as përmes një iluminizmi evropian. Që të supozosh se bota myslimane e ka lënë pas vetes këtë hap, do të thotë të gabohesh për diçka të huaj, të largët për ty. Gaucku vëren: "Që ta mohosh këtë ndjesi të diçkaje të huaj, është po kaq e rrezikshme sa mohimi i armiqësive."

Ditën e zgjedhjes si President Federal i Gjermanisë (18.3.2012) Joachim Gauckun e pyesin në një intervistë televizive, si ka ndërmend t'i trajtojë migrantët, që nuk dëshirojnë të integrohen. Gaucku u shpreh konkretisht:

"Unë do t'i kritikoja. Unë dëshiroj që njerëzit, të cilët banojnë tek ne, ta respektojnë bazën e këtij shteti, të cilin me sa duket e çmojnë, se ndryshe nuk do të kishin ardhur këtu."

Kultura e një shoqërie të hapur duhet të respektohet, bën të qartë pa ekuivoke Gauck-u.

Autor: Wolfgang Dick/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica