1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kritika ndaj kursit të ngushtuar të Merkelit për zgjerimin evropian

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka marrë shumë kritika ndaj kërkesës për bllokimin paraprak të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Merkel kërkon bllokimin paraprak të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Merkel kërkon bllokimin paraprak të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Hluboká nad Vltavou (Çeki) ditën e shtunë, disa nga ministrat kritikuan ashpër kërkesën e Merkelit, që në bashkimin e shteteve të pranohet fillimisht vetëm Kroacia.

Populizëm i gjallë?

"Ka zëra që duan të frenojnë zgjerimin (e Bashkimit Evropian) dhe unë mendoj se ky është një gabim i madh," deklaroi ministri i jashtëm çek dhe kryetari i radhës i Këshillit të BE-së, Karel Schwarzenberg. Ministri i jashtëm i Finlandës Alexander Stubb, i quajti "fushatat negative kundër zgjerimit" madje "populizëm të gjallë". Vendet e ish Jugosllavisë dhe Turqia janë pjesë e BE-së në një perspektivë afatgjatë. Pranimi i këtyre vendeve është procesi më i mirë i demokratizimit dhe paqes," tha Stubb.

Frenimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të ishte gabim i madh, deklaroi ministri i jashtëm çek dhe kryetari i radhës i Këshillit të BE-së, Karel Schwarzenberg.

"Frenimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të ishte gabim i madh," deklaroi ministri i jashtëm çek dhe kryetari i radhës i Këshillit të BE-së, Karel Schwarzenberg.

"Koseguenca të mëdha"

Shefi i sektorit të jashtëm të Suedisë, Carl Bildt dhe kolegu i tij luksemburgas Jean Asselborn, paralajmëruan për rrezikun e konflikteve të reja në Ballkan. "Nëse ua mbyllim derën para hundës, kjo do të ketë me siguri koseguenca të mëdha për rajonin," theksoi Bildt. Në çdo hap zgjerimi ka patur fillimisht kundërshtime, dhe çdo herë zgjerimi ka treguar se ka qenë një sukses i madh për Evropën.

Pranim të qartë të zgjerimit të BE-së bëri edhe ministri i jashtëm britanik, David Miliband. Nëpërmjet zgjerimit BE-ja është fuqizuar edhe më shumë. Jo vetëm se tregu i brendshëm është bërë me 500 milionë vetë, por edhe se Evropa është kthyer në një zonë të stabilitetit politik, tha Miliband.

Disa ministra të BE-së bënë gjithashtu të qartë, se pa Paktin reformues të BE-së do të vështirësohej pranimi i shteteve të reja. Pakti reformues duhet të rrisë aftësinë funksionuese të Bashkimit Evropian me 27 vendet anëtarë. Nuk duhet mënjanuar vetëm pengesa nëpërmjet një referendumi të ri në Irlandë, por edhe ajo prej krizës qeveritare çeke.

Ministri finlandez i jashtëm Alexander Stubb, i quan fushatat kundër zgjerimit, populizëm të gjallë.

Ministri finlandez i jashtëm Alexander Stubb, i quan fushatat kundër zgjerimit, "populizëm të gjallë".

CDU kërkon të marrë pikë në fushatën elektorale

Partia kristiandemokrate gjermane (CDU), me kryetaren e saj Merkel, kërkon të kthejë temën e zgjerimit të BE-së në temë të fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane, që pritet të zhvillohen në muajin qershor. "Forcimi i identitetit dhe i institucioneve të Bashkimit Evropian," duhet të ketë prioritet "më të madh se sa pranimet e reja në BE," thuhet në programin e kristiandemokratëve gjermane, për zgjedhjet që pritet të zhvillohet. Një përjashtim mund të bëhet për vendin e përparuar kandidat, Kroacinë. Për kryetaren e kristiandemokratëve, vendet e tjera që dëshirojnë po ashtu të pranohen, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, duhet të durojnë. Për Turqinë, Merkel ka kërkuar prej kohësh një "partneritet të privilegjuar", si alternativë tjetër, veç asaj të pranimit në BE.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, njëkohësisht edhe zëvendëskancelar, akuzoi Partinë Kristiandemokrate ( CDU) për kurs kontradiktor. Unioni kristiansocial - kristiandemokrat kërkon sipas programit të tij, pranimin vetëm të Kroacisë, duke kërkuar njëkohësisht perspektivë të qartë evropiane për pjesën tjetër të Ballkanit. "Në pamje të parë këto të dyja nuk shkojnë së bashku," tha Steinmeier. (aca/afp/ap)

  • Data 28.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HLoH
  • Data 28.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HLoH