1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kritika në Gjermani ndaj qëndrimit të Erdoganit - Bundestagu do të diskutojë për politikën e integrimit të migrantëve

'Asimilimi është krim kundër njerëzimit': u shpreh të dielën (10.02) para 16 mijë turqve në Köln kryeministri turk Erdogan. Këto deklarime kanë shkaktuar shqetësim në Berlin.

default

Flaamuri gjerman dhe ai turk valëviten përpara minaresë së xhamisë në Gelzenkirhen/Gjermani

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka shkaktuar në Berlin indinjatë dhe mosmarrëveshje. Erdogani siç duket i sheh të adresuarit e tij në Gjermani si qytetarë turq, tha kryetari i grupimit parlamentar të Unionit në Bundestag, Volker Kauder: 'Njerëzit, që kanë lindur këtu në Gjermani dhe që duan të mbeten për më gjatë këtu nuk ndodhen në ekskusion nga Turqia, por ata duan të qëndrojnë në Gjermani. Për këtë zoti Erdogan nuk duhet të ketë iluzione. Dhe unë e këshilloj atë urgjentisht që të mos bëj fushatë lektroale për turqit këtu në Gjermani, kjo nuk është e mirë për integrimin'.
Erdogan in Kölnarena

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij duke përshëndetur turqit në Këln në sallën Köln-Arena


Rreth këtij qëndrimi janë unikë partnerët e koalicionit: kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve Peter Struck i vlerësoi deklaratat e Erdoganit si plotësisht të papranueshme. Kryeministri turk krijon përshtypjen se dëshiron të instalojë në Gjermani në shoqëri paralele apo të paktën është i gatshëm për të kërkuar një gjë të tillë. 'Ne nuk duam shoqëri paralele në Gjermani. Bashkëqytetarët turq duhet ta pranojnë se jetojnë në një vend, ku duhet të integrohen'.
Sipas pikëmapjeve të politikanit socialdemokrat Dieter Vifelspytc (Dieter ëiefelspütz) nuk është detyrë e kryemnistrit turk t´i tregoj një emigranti në Gjermani se si duhet të sillet ai. Kriteret për migracionin dhe integrimin përcaktohen në Gjermani, thotë Vifelpytc: 'Po, ku jemi kështu! Një emigrant ka të drejtë nëse vendos edhe të asimilohet. Ky nuk është një vendim që duhet të merret në Ankara, por nga vet emigrantët në Gjermani'.
Nga Partia bavareze e Unionit Kristiansocial dëgjohen zëra edhe më të ashpër: Shefi i parzisë Ervin Huber (Erwin Huber) akuzon Erdoganin për predikim të nacionalizmit turk në tokën gjermane, ndaj kërkon që një gjë e tillë mos të mbetet pa pasoja për një antarësim të mundshëm të Turqisë në Bashkimin Evropian. 'Kush dëshiron të bëhet antare e BE-së ka nevojë edhe për shpirtin evropian. Dhe kjo i mungon qeverisë së Turqisë. Ndaj them që negociatat për antërsimin e Turqisë në BE duhet të ndalohen dhe të ndërprehen'.
Të paktë janë ata politikanë gjermanë që kanë përshëndetur deklaratat e kryeministrit turk. Shefja e të gjelbërve Klaudia Roth e vlerësoi pozitiv faktin që Erdogan u bëri thirrje turqve në Gjermani që të mësojnë gjuhën gjermane. Ngjashëm u shpreh edhe i ngarkuari me politikën e jashtme në Unionin Kristdemokrat Ruprecht Polenz, sipas të cilit për herë të parë Turqia ka një qeveri, e cila angazhohet për integrimin e turqve jashtë shtetit.

  • Data 14.02.2008
  • Autor Dittrich, Monika (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7NO
  • Data 14.02.2008
  • Autor Dittrich, Monika (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7NO