1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kritika Gjermanisë për respektimin e të drejtave të njeriut

Gjermania do të mbrojë raportin e saj mbi të drejtat e njeriut përpara OKB në Gjenevë. Aktivistët kanë kritikuar Berlinin për trajtimin e emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Përfaqësues nga 100 shtete janë gati të pyesin Gjermaninë në Gjenevë. Ashtu si të gjithë anëtarët e tjerë të Kombeve të Bashkuara, çdo katër vjet Gjermania duhet raportojë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për gjendjen e të drejtave të njeriut. Sipas Rolando Gomez, zëdhënës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ky proçes i Rishikimit Periodik Universal (UPR) nuk bën një listë me shtetet “ e këqinj” dhe “të mirë”.

"Mes të gjithë shteteve mund të ketë dhunues të të drejtave të njeriut, ndaj Këshilli duhet të merret më shumë me ta. Por ky proces nuk duhet të shihet si një mjet për të denoncuar vende të tjera”, thotë Gomez. Qëllimi kryesor i proçesit është të shohë se si janë zbatuar rekomandimet e OKB në vende të ndryshme dhe të japë alternativa se si mund të zbatohen më mirë.

Probleme me azilkërkuesit dhe emigrantët

Salla e Këshillit të së Drejtave të Njeriut në Gjenevë

Salla e Këshillit të së Drejtave të Njeriut në Gjenevë

Sipas përfaqësuesit të rrjetit të përfaqësuesve në Gjenevë Theodor Rathgeber, grupi ishte kritik për Gjermaninë sa i përket çështjes së azilit dhe migracionit. "Për shembull ka shumë mister kur familjet shkatërrohen për shkak të deportimit, edhe pse ka ligje që mund të japin një tjetër vendim”, thotë Rathgeber.

Ndërkohë që qeveria gjermane raporton për masat që ka marrë për të mbrojtur refugjatët, OJF-të numërojnë problemet, për shembull trajtimi i refugjatëve nga Siria. Por nuk është vetëm raporti i shkruar ai që do të ndikojë në gjykimin e Gjermanisë në Gjenevë. Shumë e rëndësishme është edhe mënyra se si një shtet e prezanton veten. Në 2009 Gjermania prezantoi një raport, që nga kritika u quajt si mbrojtës. Por Gjermania fitoi pikë pasi dërgoi dy ministra të rinj në Gjenevë të cilët u treguan vetëkritikë gjatë prezantimit të raportit. Kësaj here delegacioni gjerman do të përfaqësohet nga Komisioneri Federal për të Drejtat e Njeriut, Markus Löning.

Aktivistët kritikojnë

Testi më i rëndësishëm i besueshmërisë së Gjermanisë do të jetë kur delegacioni të tregojë se si Gjermania ka zbatuar rekomandimet e pranuara në vitin 2009. Aktivistë të të drejtave të njeriut janë kritikë.

Azilkërkues në Gjermani

Sa respektohen të drejtat e njeriut në rastin e azilkërkuesve në Gjermani?

"Nuk është fjala thjesht të pranosh këto rekomandime. Ka rekomandime që janë problematike, por ato duhen parë dhe më pas të merret një qëndrim. Ndërkohë ka edhe rekomandime të tjera që janë lëshuar nga grupet e të drejtave të njeriut”, thotë Beate Rudolf, drejtore e Institutit për të Drejtat e Njeriut në Berlin.

Për shembull qeveria nuk ka pranuar rekomandimet që do të rrisnin të drejtat e emigrantëve, duke përfshirë edhe ata me status ilegal. Amnesty International ka deklaruar se nuk është e kënaqur me zbatimin e rekomandimeve nga ana e Gjermanisë në vitin 2009. Sipas Peter Splinter, përfaqësues i organizatës në Gjenevë, nuk mjafton të pranohen gabimet, por të bëhet diçka. "Unë mendoj se Gjermania duhet të veprojë më mirë sa i takon një debati kombëtar për raportin," thotë ai .

Nuk është vetëm një çështje miratimi ligjesh dhe hartimi i një plani, vazhdon më tej Splinter, por qeveria gjatë zbatimit duhet të komunikojë me grupe të ndryshme të shoqërisë dhe të gjitha nivelet e administratës.