1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kritika e mirëmenduar e Steinmeierit ndaj NATO-s

Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier kritikon NATO-n për të nxitur Rusinë të bëjë lëshime. Në të njëjtën kohë ai synon të forcojë edhe profilin e partisë socialdemokrate, mendon Hans Brandt.

Frank-Walter Steinmeier Argentinien Buenos Aires

Frank-Walter Steinmeier

Kundër "mprehjes së shpatave dhe ulërimës së luftës" të NATO-s ka protestuar ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier në fundjavë në një intervistë - në mënyrë të habitshme fjalë të qarta kundrejt NATO-s nga partneri gjerman. Me këtë Steinmeier ka shkaktuar në Rusi një valë përkrahjeje dhe në Gjermani një valë zemërimi sidomos tek partneri i koalicionit, CDU/CSU.

Reagimi i dyfishtë i përgjigjet edhe rolit të dyfishtë të tij: Ai foli nga njëra anë si diplomati më i lartë gjerman, nga ana tjetër si politikan i lartë i Partisë Socialdemokrate (SPD). Me kritikën e tij ndaj NATO-s, Steinmeier shokon edhe aleatët e NATO-s në vendet balltike. Këto ndjehen të rrezikuara nga politika e jashtme agresive e rusëve, prandaj kanë kërkuar angazhim më të madh të NATO-s. Manovra e madhe "Anakonda 16" e javës së fundit, ndaj së cilës drejtohej edhe kritika e Steinmeierit, - "mprehje shpatash", u zhvillua me dëshirën e Polonisë. Ushtarët gjermanë ishin pjesë e kësaj manovre ushtarake.

Mesazhi i drejtohet Moskës

Fakti që Steinmeier del kaq hapur, është në radhë të parë një sinjal gatishmërie në bisedimet me Rusinë. Steinmeier ka nevojë për Rusinë për të zgjidhur një sërë krizash ndërkombëtare. Në intervistë ai përmend edhe rolin konstruktiv të Rusisë në marrëveshjen atomike me Iranin. Por një rol të rëndësishëm për ministrin e Jashtëm gjerman luajnë edhe negociatat për konfliktin në Ukrainën lindore.

Kommentatorenporträt Hans Brandt

Hans Brandt

Procesi i ashtuquajtur "Procesi i Minskut", pjesë e të cilit janë edhe Franca, Rusia, Ukraina, ka ngecur. Sanksionet kundër Rusisë mbeten kështu në fuqi deri sa ky proces të përfundojë me sukses. Ndërkohë mes krerëve të shteteve e qeverive të BE-së ato janë mjaft të kontestuara. Steinmeier ka propozuar një kompromis: Një lirim të pjesshëm të sanksioneve paralelisht me sukseset e Minskut. Por për këtë duhet të lëvizë nga pozicionet e saj edhe Rusia.

Për sociademokratin Steinmeier, kanalet e hapura diplomatike me Moskën janë të vetëkuptueshme. Kreu i dikurshëm i SPD-së, ish-kancelari Willy Brandt iu afrua me politikën e tij të Lindjes në vitin 1969 deri në 1974 Bashkimit Sovjetik dhe reduktoi kështu tensionet në kohën e Luftës së Ftohtë. Ndërsa kristiandemokratët e CDU-së qëndrojnë më shumë në traditën e gatishmërisë ushtarake dhe vendosjen e qartë të kufijve, kur vjen puna tek përballja me Lindjen. Nuk të habit tani që disa politikanë të CDU-së e kritikojnë tani Steinmeierin se po minon punën e koalicionit.

SPD do të dalë në pah

Diferenca të tilla socialdemokratët i theksojnë me dëshirë dhe shpesh- sepse të mos harrojmë në afër një vit në Gjermani zhvillohen zgjedhje. SPD kërkon të profilizohet më shumë kundrejt partnerit të koalicionit, CDU. Kreu i SPD-së, Sigmar Gabriel dhe ministër i Ekonomisë në qeverinë Merkel, në fundjavë ka shkruar për revistën "Spiegel" se ai përfytyron që pas zgjedhjeve të ketë një qeveri të përbërë nga parti të majta. Me këtë ai e vë në diskutim bashkëpunimin me CDU. Në të njëjtën kohë, Steinmeier në "Bild am Sonntag" dhe Gabriel në "Spiegel - nëj aksion i përqëndruar për të nxjerrë nga hija partinë socialdemokrate. Edhe kështu mund t'i kuptosh deklaratat polarizuese të Steinmeierit.

Ju mund të shprehni mendimin Tuaj në fund të artikullit! Ne ju mirëpresim!