1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Kriteret e punësimit në Gjermani për mjekët nga Evropa Lindore

Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor. Specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur. Por jo çdo mjek i huaj lejohet të punojë menjëherë në Gjermani.

Arzt gesucht - Medizin und Therapie Arzt gesucht - Medizin und Therapie © Fotolia/ DOC RABE Media #34241861

Symbolbild Ärtzemangel

Një orë mësimi për gjuhën gjermane në qendrën Lucy Romberg në Marl. Mësuesja Hanna Kriese pyet dhe kursantët përgjigjen. Por kur dëgjon më me vëmendje, e kupton se ky është një kurs i veçantë. Kursantët janë mjekë nga Rumania, Shqipëria dhe Rusia. Në qendrën e trajnimit dhe edukimit në Vestfalinë Perëndimore ata mësojnë terminologjinë mjekësore dhe praktikohen në situata nga puna e përditshme në spital.

Gjendja në spitalet gjermane është shumë e tensionuar, sepse në fushën e mjekësisë mungojnë si mjekë edhe infermierë, prandaj në këtë sektor personeli i huaj është i mirëpritur. Medunited Academy është e specializuar për ndërmjetësimin e mjekëve të huaj dhe profesionistëve të tjerë për spitale dhe institucione sociale dhe ka ndërmjetësuar mjekë nga disa vende të Evropës Juglindore, p.sh. Rumania, Greqia, apo Shqipëria dhe Kosova, apo dhe nga Polonia, Rusia dhe që prej krizës së euros edhe nga Spanja.

Bilder, die ich für einen Beitrag zum Thema Ärztemangel in Deutschland gemacht habe. Die Bilder habe ich im Juli 2012 im Lucy-Romberg-Haus in Marl und im Marien Hospital Marl gemacht, Pandeli Pani (Zulieferer). DeAschot Gevorkov, Neurochirurg aus St. Petersburg.

Orë mësimi në qendrën Lucy Romberg në Marl

Zotërimi i gjuhës gjermane si kusht kryesor

Drejtori ekzekutiv, Silvio von Entress, tha për Deutsche Welle-n se profesionalisht mjekët dhe infermierët, që vijnë nga këto vende, janë të përgatitur mirë, "por në fund të fundit është e rëndësishme, se sa mirë e zotërojnë ato gjuhën gjermane, sepse kjo është a-ja dhe o-ja." Para se mjekët vijnë në Gjermani për të punuar, ata duhet të kapërcejnë pengesën e gjuhës. Kusht është, që ata të kenë të paktën nivelin e gjuhës B1, ideale është B2.

Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit që hyri në fuqi më 1. prill 2012 marrja e lejës për të punuar si mjek në Gjermani, nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Megjithatë, mjekët nga vendet jashtë BE-së duhet t'i nënshtrohen një testi aftësie.

Instituti "Sprachwerkstatt" nga Paderborni ofron në bashkëpunim me partnerët e tij kurse gjermanishteje për mjekët e huaj në disa vende. Pas përgatitjes në vendet nga vijnë, mjekët kanë mundësi të marrin pjesë në një kamp gjuhe, si në Marl, për të marë dorën e fundit për ato që kanë nevojë për punën në klinikë apo spital: bisedat dhe sqarimet për pacientët, fletët informuese, përshkrimi i analizave, apo si formulohen epikrizat.

Bilder, die ich für einen Beitrag zum Thema Ärztemangel in Deutschland gemacht habe. Die Bilder habe ich im Juli 2012 im Lucy-Romberg-Haus in Marl und im Marien Hospital Marl gemacht, Pandeli Pani (Zulieferer). Silvio von Entress, Geschäftsführer von MEDUNITED ACADEMY GmbH spezialisiert auf die Vermittlung von ausländischen Ärzten und anderem Fachpersonal für Krankenhäuser und anderen Sozialeinrichtungen.

Drejtori ekzekutiv i MEDUNITED ACADEMY GmbH, Silvio von Entress

Mundësi të mira specializimi

Andrea Rogozianu dhe Leonard Vasilache vijnë nga Rumania. Andrea thotë se ajo dhe Leonardi kishin në Rumani punë, por paga ishte shumë e vogël. Rubin Kulli dhe Altin Bila janë dy mjekë të rinj nga Shqipëria. Ata tregojnë se në Shqipëri kishin punë, dhe se në Gjermani duan që të bëjnë specializimin.

Në Gjermani nuk është e mirë vetëm pagesa, por edhe mundësitë e arsimit dhe të trajnimit janë më të mira këtu, thotë Ashot Gevorkov, neurokirurgu nga Shën Petersburgu. Ai ka punuar për 12 vjet si neurokirung në Shën Petersburg, por në Gjermani shpreson të fitojë përvoja të reja.

Gjatë kursit në Marl, mjekët kanë mundësi të bëjnë praktika të shkurtra edhe në spitale. "Kjo ka përparësi për të dy palët, - thotë Silvio Entress - spitali mund t'i njohë praktikantët dhe anasjelltas edhe praktikanët mund t'u tregojnë mjekëve të spitalit aftësitë e tyre, pa presionin e zakonshëm që ka situata kur dikush jep një intervistë për vend pune."

Bilder, die ich für einen Beitrag zum Thema Ärztemangel in Deutschland gemacht habe. Die Bilder habe ich im Juli 2012 im Lucy-Romberg-Haus in Marl und im Marien Hospital Marl gemacht, Pandeli Pani (Zulieferer). Deutschunterricht im Lucy-Romberg-Haus in Marl. Die Lehrerin Hanna Kriese

Orë mësimi në qendrën Lucy Romberg në Marl

Të ardhur për të qëndruar

Ndihmë mjekëve të huaj u jepet edhe për të përballuar sfidat me autoritetet e ndryshme në Gjermani: zyrat e të huajve, zyrat tatimore, apo komisionet për provimet mjekësore. "Ne përpiqemi që të organizojmë jo vetëm kurset e gjuhës gjermane dhe t'i ndërmjetësojmë mjekët, por gjithashtu edhe t'u ndihmojmë pak për t'u orientuar në Gjermani," - thotë Andreas Bernhardt nga Medunited Akademy.

Pas kursit të specializuar për mjekë "B2 Plus Med" mjekët e rinj nga Rumania, Shqipëria dhe Rusia kanë gjetur punë në Gjermani.