1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Krishtlindjet në Kosovë - Lavdi për Zotin dhe paqe për njerëzit vullnetmirë

Krishtlindjet në Kosovë po kremtohen nga të gjitha komunitetet në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare.

Ratishi i Poshtëm, fshat rreth 8 kilometra në juglindje të Deçanit, është i banuar nga komuniteti katolik e musliman. Ata jetojnë në një tolerancë të pashembullt ndërfetare dhe festa e njërit komunitet është edhe festë e tjetrit. Familjet Musa dhe Bajramaj nga fshati Ratish i komunës së Decanit janë shembull i bashkëjetesës në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare.

“S´kem kah me majt as n´tokë as n´qiell veç bashkë, se një Zot asht si për katolikë, si për muslimanë e për tö tanë mbarë. Ai i ka krahu kto fe e vllazën jemi!” thotë Monika Musaj 78 vjecare, katolike e këtij fshati, e cila kujton me nostalgji atmosferën e Krishtlindjeve të dikurshme.

“Dikur, jemi konë veç 7-8 shtpi katolikë, veç tri ditë nuk pushojke tri ditë veç katolikë e muslimanë vishin e shkojshin pa pushue.Tash ma pak se janë mërgu njerëzit...”.

Tradita e tolerancës ndërfetare ruhet ndër shekuj

Dhe tradita vazhdon. Ndërsa, familja Musa dhe Bajramaj janë vetëm dy ndër të 40 familjet katolike të Ratishit, të cilat bashköjetojnë në harmoni me të 40 familjet e tjera muslimane në këtë fshat.

“I festojme festat bashkë, si Bajramin, si Krishtlindjet, si Pashkët. Kta vinë te ne-ne shkojmë te ta. Rrimë e e festojmë së bashku tö tanë”, thotë Zyhra Bajramaj, muslimane.

“Qe 42 vjet, si jam martu n´Ratish, qeshtu o konë. Me kanagjeqe, me dasma, me festa fetare, te tanë jemi bashkë. Kta vinë për Pashkë e për Krishtlidnje, na shkojmë për Bajram”, shton Pashke Musaj, katolike. Dhe populli është i vetödijshëm se bashkëjetesa me besime të ndryshme është rruga e vërtetö, e cila megjithëse e ndarë në shume drejtime, ka nje cak të vetëm: Zotin e Plotfuqishem. Ndërsa besimi në mesazhin e Krishtlindjeve për ringjalljen e Krishtit ndjehet njësoj dhe ruhet me fanatizëm edhe në gojëdhëna popullore.

"Me pas sa me pas mundësi, atë ditë prehen veç pula e zihet qervish, se thonë, kur e kanë varros Krishtin, dikush paska pyet: “A thua a po ngjallet i biri i Zojës?!”Një jobesimtar ia ka prit: “Kur t´çohet qeky knus prej qervishit!”Thonë, osht çu knusi prej gjelle i ka rreh flatrat e ka thanë: “Krishti o konë edhe ka me konë!”Edhe kshtu, pas tri dite asht ngjallë edhe Krishti”, rrëfen Monika 78 vjeçare.

Vëllazëria ndërmjet feve e bekuar nga Zoti dhe e mirëpritur nga Bashkësia Ndërkombtare

Familje katolike dhe muslimane festojnë Krishtlindjet

Familje katolike dhe muslimane festojnë Krishtlindjet

Tradicionalisht si religjion i njohur ndër shekuj në Kosovë është krishterimi katolik. Me rënien e Kosovës nën pushtues të ndryshëm, në territorin e saj u shtri besimi musliman dhe ai ortodoks. Dhe, edhe pse lufta e fundit ndikoi në distancimin e dy komuniteteve të para fetare katolikë e muslimanë shqiptarö me ata te besimit ortodoks serb, toleranca fetare ndërmjet tri besimeve tradicionale ka njö traditö shekullore dhe ka luajtur nje rol kyq në paqen ndërmjet popujve brenda Kosovës.

“Sepse, jemi dyfish vëllezër edhe si shqiptar edhe si fetar monoteiste, të krishterë apo muslimanë", thotë Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës. Prandaj jemi të ndare fetarisht, por fatbardhsisht nuk jemi të përqarë, por vazhdimisht të vëllazëruar. Dhe këtë duhet jo vetëm trashëguar, por kultivuar gjithnjë e më tepër, që t´ia dëshmojmë vetvetes dhe botes, se dime ta çmojmë, ta nderojmë dhe ta duam njëri-tjetrin, duke krijuar bashkimin në dallime. Gjithsesi nuk ka dallime qenösore, sa i përket gjuhös, traditës, kulturës, historisë të së kaluarös sonë, kemi qënë dhe jemi bashkë në sfidat e ndryshme, qö i këmi pas edhe historikisht edhe aktualisht dhe vëllazëria jonë gjithëshqiptare është edhe e bekuar dhe e begatuar prej Zotit, edhe e mirëpritur prej bashkösisö ndörkombötare”, thotë Don Lush Gjergji, sipas të cilit toleranca ndërfetare e Kosovö, tashmë e njohur, është një trashëgimi shumëshekullore, sepse ndjenja vëllazërore i tejaklon jo vetëm ndarjet fetare por edhe kufijtë.

Toleranca fetare në Kosovë - pasuri shumëshekullore

Pikërisht për këtë, edhe pse aktualisht 96 per qind e popullatës së Kosovës është muslimane, kjo nuk ka ndikuar që islami të dominojë mbi dy besimet e tjera tradicionale. Dhe kjo është vlera më e lartë, e cila karakterizon popullatën e Kosovës, sidomos popullatën shqiptare, mendon kryeimami i Bashkësise Islame të Kosovës, Sabri efendi Bajgora.

Dr. Don Lush Gjergji, prift katolik në Kosovë

Dr. Don Lush Gjergji, prift katolik në Kosovë

“Pasuria më e madhe e kombit shqiptar është toleranca fetare, e cila e ka karakterizuar përgjatë shekujve. Në asnjë moment nuk është bërë ndonjë e padrejtë ndaj qytetarëve, ndërsa festat pothuajse i kanë të pëerbashkëta. Prandaj unë shfrytëzoj nga rasti që në emër të Bashkësisë Islame, të gjithë besimtarëve katolikë t´ua uroj Kërshëndellat me shpresë që ndihma e Zotit të jetë mbi popullin e Kosovës, pavarësisht bindjeve dhe besimeve, që i kanë”.

“Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe njerözve vullnetmirë mbi tokë”

Motoja e Krishtlindjeve të sivjeme nga ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji është zgjedhur kënga e engjëjve, të cilet i lajmërojnë barinjtë për ngjarjen e shpellës së Betlehemit dhe lindjen e Jezusit, thotë Don Lush Gjergji, sipas të cilit mesazhi është:

"Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe njerözve vullnetmirë mbi tokë”. E që i ka tri dimensione: Duhet gjithnjë ta lavdojmë dhe falenderojmë Zotin për atë, çka kemi dhe për atë çka jemi. Këtë ndjenjë falenderimi duhet ta kemi edhe njëri për tjetrin, sepse kjo është kulturë e jetes dhe qëndrim edhe fetar edhe kombötar. Për paqe kemi nevojë të gjithë, sepse paqja është një ndër të mirat ma t´rëndësishme për jetën e njeriut. Nuk ka jetë, nuk ka qetësi pa pasur një paqe të mirëfilltë. Gjithmonë ta shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe në fytyrën e tjetrit si në pasqyrë të shohim fytyrën e vëllait dhe të motrës, çfarë na mëson edhe vetö Jezusi: ta njohim atë. Dhe dimensioni i tretë është: paqja dhe dashuria nuk përjashtojnë askend si edhe vetö Zotin, sepse Ai është Krijuesi dhe ne duhet të mësohemi që ta duam, ta nderojmë njëri-tjetritn dhe në kötë mënyrë të japim kontributin tonë për krijimin e paqes dhe të dashurise së mirëfilltë.”

Në këtë frymë respekti dhe dashurie dhe me fonde të katolikëve dhe muslimanëve në qendër të Prishtinës vazhdon ndërtimi i katedrales kushtuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut, e cila si qendër e Ipeshkvisë së Kosovës do të jetë e hapur jo vetëm për të 120 mijë kaltolikët e Kosovës, gjysma prej të cilëve jetojnë në diasporë, por edhe për njerëzit vullnetmire të të gjitha besimeve, që duan dhe falenderojnë Zotin. Sepse, edhe vetö kënga e engjëjve tingöllon:

“Lavdi Zotit në më të lartin qiell dhe paqe për njerëzit vullnetmirë në tokë.”

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica