1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Krishtlindjet, kaq të vjetra, por edhe gjithnjë të reja dhe të pakonsumuara

Mesazhi paqësor i Krishtlindjeve nuk e ka humbur aspak aktualitetin.

Patriarku latin i Jeruzalemit Fuad Tual celebron meshën në Gazë

Patriarku latin i Jeruzalemit Fuad Tual celebron meshën në qytetin e Gazës

" Landeszeitung", që del në Lüneburg, shkruan:

"Një mesazh paqeje duhet të shpërndahet nga lindja e Krishtit në botën tonë, e cila deri sot me siguri që nuk është ideale. Të gjitha gjërat e pakëndshme, që mundojnë njerëzimin, apo me të cilat njerëzimi mundon veten, mbeten sot në hijen e yllit të Betlehemit. Ndriçimi i tij konsiderohej dhe konsiderohet si drita e shpresës, që dikur do të kthente gjithçka kah e mira, edhe pse në rrjedhën e shekujve nuk kemi shkuar dot më tej se shpresa. Por çfarë do të ishte njeriu pa shpresën e tij, pa ëndrrat, dëshirat dhe besimin e tij pikërisht në të ardhmen, në një të ardhme më të mirë. Kush e humbet atë, rrezikon t'ia heqë fillin vetes. Mesazhi paqësor i Krishtlindjeve nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti i tij."

Gazeta " Wetzlarer Neue Zeitung" shkruan:

"Ndriçimi i dritave bie mbi shumicën, ndërsa disa janë në hije. Njerëz, të cilët gjatë gjithë vitit janë lodhur duke punuar dhe tani që gjithçka përreth tyre bie në qetësi, ndjejnë zbrazëtinë e brendshme. Apo ata që kanë humbur një njëri të dashur, sepse ai ka vdekur, apo sepse ka marrë fund një lidhje bashkëshortore. Apo të moshuar të vetmuar, tek të cilët nuk vjen më askush për vizitë dhe askush nuk u dhuron diçka. Le të mendojmë një herë. A thua njohim ndonjë njëri të tillë? Dikë, të cilit mund t'i bënim një dhuratë, duke e marrë thjesht në telefon? Do të ishte një dhuratë e bukur. Një dhuratë që bëhet pa shpenzuar shumë. Dhe që u tregon të gjithëve, për të cilët gjatë gjithë vitit më e rëndësishmja është ekonomia dhe politika, se ka gjëra në jetë, që nuk blihen me para dhe edhe mbeten të tilla."

Gazeta "Nordrdbayerischer Kurier" vëren:

"Krishtlindjet, kaq të vjetra, por edhe gjithnjë të reja dhe të pakonsumuara. Një festë e qetësisë së brendshme, që jep forcë të re për detyrat e ardhshme. Me gjithë ethet e blerjeve dhe me gjithë ndonjë irritim në prag të festës, Krishtlindjet janë të mrekullueshme. Fundja ne gjithnjë përpiqemi, që të marrin sa më shumë të jetë e mundur prej tyre me vete në vitin e Ri. Për të mirën e të gjithëve.

Autor: Ina Verbica
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 24.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LD3n
  • Data 24.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LD3n