1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriminelët e luftës duhen dënuar - Karaxhiç në Hagë

Ludger Kaximircak30 Korrik 2008

Ishte një lajm i mirë për Tribunalin e Hagës për Krime Lufte në Hagë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic u dërgua në Hagë natën e kaluar.

https://p.dw.com/p/EmYD
Në një nga këto dy makina të zeza mendohet të ndodhet Radovan Karaxhiçi-Makinat janë duke hyrë në burgun Scheveningen, Holandë, 30 korrik 2008. .
Në një nga këto dy makina të zeza mendohet të ndodhet Radovan Karaxhiçi-Makinat janë duke hyrë në burgun Scheveningen, Holandë, 30 korrik 2008.Fotografi: AP

U krye. Njëri nga më të kërkuarit kriminelë të dyshuar për krime lufte mbërriti në Hollandë. Që avokatët e tij kaq të zgjuar mundën ta spostojnë dërgimin e tij në Hagë, kjo do t'i sjellë pak kënaqësi Radovan Karaxhicit. Burri që si doktor Dabiç shijonte i pashqetësuar banja në bregdetin Adriatik, në të ardhmen do të dëgjojë në rastin më të mirë vetëm fëshfërimën e valëve. Streha e tij e ardhshme ndodhet direkt në bregdetin hollandez, më pak se pesë minuta me makinë nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Fluturimi i Karaxhiçit nga Beogradi
Fluturimi i Karaxhiçit nga BeogradiFotografi: AP

Ka pasur të akuzuar, të cilëve u është dashur të presin këtu me vite të tëra për fillimin e procesit të tyre gjyqësor. Por në këtë rast, pala akuzuese dhe gjykatësit patjetër do të nxitojnë. Prokuroria ka mbledhur mjaft dëshmi, për ta akuzuar udhëheqësin e mëparshëm të serbëve të Bosnjës për genocid dhe krime të tjera. Kryeprokurori Serzh Bramerc dhe ekipi i tij mund të mbështeten në një fond të tërë dëshmish dhe pohimesh të dëshmitarëve, nga proceset e para gjyqësore në Tribunal.

Protesta kundër ekstradimit të Karaxhiçit në Hagë
Protesta kundër ekstradimit të Karaxhiçit në HagëFotografi: AP

Kështu për shembull është konstatuar në instancat më të larta të gjykatës që Masakra e Srebrenicës ishte genocid. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në këtë genocid, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, Krstic, po vuan një dënim 35 vjeçar.

Pa asnjë dyshim, njeriun më të kërkuar në listën e Tribunalit e kërcënon dënimi maksimal: burgim i përjetshëm.

Sido që të jetë, i akuzuari ka shansin që ta zgjasë procesin gjyqësor dhe që ta shpërdorojë sallën e gjyqit si skenë politike, sic e bëri deri në vdekjen e papritur në arrest hetimor Sllobodan Miloshevici. Ashtu si edhe ish-presidenti jugosllav, edhe Karaxhici do të mbrojë veten para Tribunalit, i mbështetur nga një numër i madh këshilltarësh. Disa përplasje janë paraprogramuar në këtë drejtim. Prandaj prokurorët do të bënin mirë, sikur ta përpunonin dhe ta tkurrnin edhe njëherë aktakuzën.

Mbërritja në Hollandë, 30 korrik 2008
Mbërritja në Hollandë, 30 korrik 2008Fotografi: AP

Carla del Ponte, paraardhësja si karizmatike, ashtu edhe kaotike e Bramercit, i mbushte aktakuzat shpesh kaq plot, sa shumë procese gjyqësore dilnin jashtë kufijve. Në rastin e Miloshevicit puna zgjati në atë masë, sa i akuzuari nuk e përjetoi më vendimin për të. Del Ponte donte të nxirrte në pah rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve dhe të jepte shembuj me gjykimet e saj. Pasardhësit të saj kjo nuk do t'i ndodhë.

Serge Bramerc është një jurist i qetë, i matur dhe po ashtu kockë e fortë në profesion. Ndoshta është jo së fundi edhe meritë e diplomacisë së tij, që Radovan Karaxhici ra në rrjetin e autoriteteve serbe. Belgu mundi të bëjë për vete pas perdeve shumë njerëz, të cilët kishin refuzuar çdo bashkëpunim me Carla del Ponten.