1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krimea pengu i Putinit

Ingo Mannteufel1 Mars 2014

Strategjia e Putinit ёshtё e qartё. Kievi i ri dhe Perёndimi ndodhen tani nё njё kurth tё rrezikshёm, mendon Ingo Mannteufel

https://p.dw.com/p/1BI2m
Rubrikenbild Kommentar albanisch

Nё gadishullin ukrainas, Krime, ngjarjet gjatё ditёve tё fundit po precipitojnё vrullshёm. Edhe mё tej priten zhvillime dinamike. Qysh nё fillim ishte e qartё, se proceset nё Krime komandohen nga Moska. Kjo pasi komando tё armatosura dhe tё organizuara mirё pa emblemat ushtarake, pushtuan pikat nevralgjike nё gadishull dhe vepronin nё interes tё Kremlinit. E njёjta gjё vlen edhe pёr tё ashtuquajturit politikanёt pro-rusё nё Krime, tё cilёt nёn hijen e komandove faktikisht morrёn pushtetin dhe me njё referendum mё 30 mars po planifikojnё legjitimimin e shkёputjes nga Ukraina. E po nё kёtё linjё ecёn edhe skena paralele e demonstrimit tё forcёs, qё Moska po e krijon pёrmes manovrave ushtarake, deklaratave parlamentare dhe konferencёs sё shtypit organizuar pёr presidentin e arratisur ukrainas Janukoviҫ. Tё gjitha kёto flasin pёr njё aksion tё pёrqendruar. Dёrgimi zyrtarisht i trupave ruse nё gadishull ёshtё prova e fundit pёr ndёrhyrjen e Moskёs nё Krime.

Qёllimet e Putinit dhe opcionet e Kievit

Me "Oepracionin Krime" Kremlini i ka futur nё njё kurth jashtёzakonisht tё rrezikshёm udhёheqjen e re nё Kiev dhe Perёndimin. Pёr ta kuptuar kёtё mjafton t'i hedhёsh njё sy strategjisё dhe opcioneve tё Putinit. Me kontrollin ndaj Krimesё presidenti Putin ndjek dy qёllime: Sё pari, nё mёnyrё preventive Putini e ka siguruar flotёn ruse nё Detin e Zi, pёrpara se njё qeveri e re nё Kiev tё mund ta anullonte marrёveshjen pёr dislokimin rus. Sё dyti, tani Moska duke e mbajtur Krimenё si peng ka nё dorё njё mjet presioni ndaj udhёheqjes sё re nё Kiev. Pas rёzimit tё presidentit Janukoviҫ, Putini pёrmes kёtij aksioni tё papeshuar dhe tё paskrupullt do tё sigurojё tё drejtёn e fjalёs lidhur me tё ardhmen politike tё Ukrainёs. Nёse qeveria e re nё Kiev nuk ёshtё kooperuese, atёherё mund tё pritet qё nё Krime tё krijohet njё Tranistri apo njё Abkazi e dytё, pra jё territor separatist me struktura pro-ruse pushteti tё izoluara ndёrkombёtarisht, tё cilat mbrohen pёrmes njё pranie tё fuqishme ushtarake ruse.

Udhёheqja e re nё Kiev ndodhet tani pёrpara njё vendimi tё vёshtirё: Njё ndёrhyrje ushtarake e ushtrisё ukrainase nё Krime mund tё ҫonte tё njё katastrofё tё paimagjinueshme. Zgjerimi i konfliktit nda tё gjithё Ukrainёs jugore dhe lindore, njё destabilizim i mёtejshёm i gjendjes sё brishtё ekonomike ose madje njё luftё e hapur mes Rusisё dhe Ukrainёs nuk mund tё pёrjashtohen. Eshtё gjithashtu shumё e pasigurtё, nёse Perёndimi do ta mbёshteste njё zgjidhje ushtarake.

Deutsche Welle Russische Redaktion Ingo Mannteufel
Ingo MannteufelFotografi: DW

Dilemma e Perёndimit

Deklaratat e para nga SHBA-ja dhe Perёndimi tregojnё indinjatёn ndaj zhvillimeve nё Krime. Por fjalёt e ashpra kanё pak efekt. Putinit ka kohё qё nuk i intereson mё, se ҫ'thuhet apo se ҫ'mendohet nё Perёndim. Gjithashtu Putini gjithmonё tёrheq vёmendjen duke iu referuar gjoja kёrkesave tё qytetarёve rusё nё Krime, pёr mbrojtjen e tё cilёve pёrpiqet ai.

Si rrjedhojё Perёndimi ndodhet nё njё qorrsokak aspak komod: Ose ai do tё pёrgjigjet me njё politikё tё ashpёr sanskionesh kundёr Rusisё (kufizime tregtare, refuzim vizash pёr udhёtime jashtё vendit, bllokim tё xhirollogarive, pёrjashtim nga Grupi G8). Kjo do tё kishte si pasojё njё Luftё tё re tё Ftohtё me kufizime tё ndjeshme sa i pёrket furnizimeve perёndimore me energji si dhe me shpenzime miliardёshe pёr "shtetin front Ukrainё". Vёshtirё tё imagjinohet, se qytetarёt e demokracive perёndimore aktualisht do ta preferonin njё gjё tё tillё.

Ose Perёndimi pranon pёr momentin nё heshtje dhe duke kёrcitur dhёmbёt rolin e ri tё Moskёs nё Krime duke e detyruar qeverinё e re nё Kiev tё ruajё qetёsinё dhe tё hyjё nё negociata, qё nё fakt janё tё padёshiruara, me Rusinё. Me kёtё Putini brutalisht dhe jo konform sё drejtёs ndёrkombёtare nё njё farё mёnyre ka arritur atё qё nuk deshёn t'ia garantonin atij gjatё muajve tё fundit opozita kundёr Janukoviҫit si dhe politika perёndimore: tё drejtё me peshё tё fjalёs, kur negociohet pёr tё ardhmen politike dhe ekonomike tё Ukrainёs.