1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Krime: Shumicë votash pro bashkimit me Rusinë

Perëndimi e konsideron referendumin e organizuar prej qeverisë rajonale pro-ruse të Krimesë, si shkelje të kushtetutës së Ukrainës dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Banorët e gadishullit të Krimesë votuan sipas njoftimeve të medias, sikurse edhe pritej, me një shumicë të qartë për një bashkim me Rusinë. Mbi 95,5 për qind e pjesëmarrësve në referendum votuan pro bashkimit me Rusinë njofton agjencia ruse e lajmeve RIA.

SHBA-ja deklaroi se Rusia do të paguajë një çmim të lartë për veprimet e saj. Presidenti Vladimir Putin duhet të llogarisë ditët e ardhshme me sanksione. Përveç kësaj Rusia do të izolohet në arenën ndërkombëtare gjë që do të dobësojë ekonominë e vendit. "Kohët kur bashkësia ndërkombëtare bënte sehir kur një vend aneksonte me dhunë territorin e një vendi tjetër kanë marrë fund."

Perëndimi e akuzon Putinin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare

Perëndimi e konsideron referendumin e organizuar prej qeverisë rajonale pro-ruse të Krimesë, si shkelje të kushtetutës së Ukrainës dhe të së drejtës ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë deri në fund se nuk do ta njohin rezultatin.

Sanksione ndaj Rusisë

Për këtë arsye ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin të hënën (17.03) për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Ata e akuzojnë Putinin se dëshiron ta aneksojë Krimenë. Kurse Rusia nga ana e saj e sheh referendumin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e OKB-së.

Ukraina e akuzoi gjatë fundjavës Rusinë për provokime masive dhe e kishte paralajmëruar për rasin e një pushtimi. Një zëdhënësi i Putinit deklaroi nga ana tjetër se ishte i sigurt se nuk do të ketë "Luftë të Ftohtë." Perëndimi do të jetë aq i mençur sa ta shmangë një konfrontim të thellë me Rusinë. Të dyja palët janë të varura ekonomikisht nga njëra-tjetra.