1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Krijuesit e ligjit themelor - Këshilli Parlamentar para 60 vjetësh

Ligji themelor në Gjermani është në fuqi qysh prej 60 vjetësh. Më 1 shtator 1948 në Bon u mblodh Këshilli Parlamentar. Ky këshill kish marrë mandatin prej fuqive perëndimore pas luftës për të hartuar kushtetutën.

default

Ligji themelor i Gjermanisë

Pikënisja e konsultimeve të Këshillit Parlamentar ishte përvoja me nacionalsocializmin. Rreziku i një shteti totalitar duhej të shmangej njëherë e përgjithmonë dhe gabimet e kushtetutës së Vajmarit nuk duhej të përsëriteshin. Nisur nga ajo që të 65 anëtarët e këshillit nuk donin të thellohej edhe më tej ndarja e Gjermanisë, që kish nisur të konturohej asokohe, ata nuk miratuan kushtetutën, por vetëm ligjin themelor.

Direktivat për ligjin themelor ishin hartuar verën e një viti më parë nga komisioni i kryeministrave të landeve perëndimore, që ishte mbledhur në ishullin idilik Herreninsel në Kimze (Chimsee) të Bavarisë. Themeluesit e këtij ligji ranë dakord për parimet e ndarjes së pushtetit mbi bazën e shtetit ligjor, të rendit federativ dhe të administrimit financiar të një shteti të ardhsëm. Presidenti i Këshillit Parlamentar dhe më pas kancelari i parë i federatës, politikani kristiandemokrat Konrad Adenauer, luajti një rol kryesor gjatë konsultimeve bashkë me politikanin socialdemokrat Karlo Shmidt (Carlo Schmid) dhe presidentin e ardhshëm të federatës Teodor Hojs (Theodor Heuss).

Asambleja themeluese u mbajt në muzeun Kënig (König) në Bon. Kristiandemokratët dhe socialdemokratët kishin përkatësisht nga 27 deputetë, partia liberale, FDP, 5, partia komuniste, KPD, qendra dhe partia gjermane konservatore e djathtë, PD, përfaqësoheshin përkatësisht me nga dy deputetë, që të gjithë ishin antarë të parlamenteve të 11 landeve perëndimore. Edhe grupet shoqërore si kishat, sindikatat, nëpunësit dhe shoqatat e gruas u përpoqen të influencojnë në konsultimet e këtij forumi. Për një kohë të gjatë u debatua mbi çështjen, nëse Gjermania duhet të organizohej si një shtet federal, apo si një bashkësi shtetesh. Lidhur me këtë diskutohej edhe çështja, nëse të ardhurat nga taksat e shtetit duhej t´i kalonin federatës në mënyrë të centralizuar apo landeve. Më 8 maj 1949 ligji themelor u miratua me 53 vota pro dhe 12 kundër dhe u aprovua prej fuqive pushtuese. Kundër votuan përfaqësuesit e partisë komuniste, të partisë gjermane dhe të qendrës si dhe deputetët bavarezë. Më 23 maj ligji themelor hyri në fuqi në mënyrë ceremoniale.

  • Data 01.09.2008
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8Ch
  • Data 01.09.2008
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8Ch