1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kreu i CIA-s në Berlin largohet nga Gjermania

Përfaqësuesi më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani i përgjigjet kërkesës gjermane për largimin nga ky vend. Ai u largua nga aeroporti i Frankfurtit të enjten.

Kreu i shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani i është përgjigjur kërkesës së Gjermanisë për t'u larguar nga vendi. Ai u largua të enjten me avion nga aeroporti i Frankfurtit mbi Main duke lënë Gjermaninë. Para një jave pas bërjes publike të rekrutimit të një agjenti të shërbimit informativ gjerman, BND nga ana e CIA-s amerikane, dhe një rasti tjetër të dyshuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, qeveria gjermane ndërmori një vendim të pazakontë dhe për herë të parë - dëbimin e kreut të CIA-s nga Berlini, një gjest i ashpër diplomatik kundër Shteteve të Bashkuara, aleatit më të rëndësishëm gjerman.

Afera ende nuk ka marrë fund

Qeveria gjermane e argumentoi kërkesën për dëbimin e kreut të shërbimeve sekrete edhe me aksionet e njohura të përgjimit në masë të madhe nga ana e agjencisë kombëtare amerikane, NSA në Gjermani. Gjermania pati reaguar e zemëruar pas bërjes publike të lajmit, mbi bazën e dokumentave të Snoëndenit, se celulari i kancelares Merkel është përgjuar me vite nga amerikanët. Nuk është e qartë nëse përfaqësuesi i CIA-s në Gjermania i ka drejtuar veprimet e spiunazhit nga ambasada amerikane në Berlin, apo i ka kryer ato nga Vjena, siç kanë njoftuar mediat, kjo nuk dihet ende.

Bundesnachrichtendienst (BND)

Shërbimi informativ gjerman, BND

Në rast se kreu i shërbimeve sekrete nuk do të kishte ndjekur kërkesën e Gjermanisë, atëherë ai mund të ishte shpallur "persona non grata", dhe me këtë përcaktim, ai duhej të braktiste Gjermaninë brenda një afati 72 orësh.

Për dy vite një punonjësi i BND-së i ka dorëzuar 218 dokumente shërbimeve sekrete amerikane, ndër to së fundmi edhe për punën e Komisionit Hetimor të Bundestagut për aferën e NSA-së, që punon për zbardhjen e përgjimeve të agjencisë kombëtare të sigurisë në Gjermani. Agjenti i dyfishtë, tani i arrestuar, një 31 vjeçar gjerman është shpërblyer në një shifër me pesë zero prapa dhe e ka pranuar se ka punuar me amerikanët.