1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Krerët botërorë përshëndesin Papën e ri

Pas zgjedhjes së kardinalit argjentinas Jorge Mario Bergoglio si Papë i ri janë shprehur urime nga mbarë bota. Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson tek orientimi i tij edhe ndaj çështjeve si paqja botërore.

Papa i ri, Françisku

Papa i ri, Françisku

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun deklaroi se është shumë i gëzuar për zgjedhjen e Papës së ri dhe beson në vazhdimin e bashkëpunimit mes Kombeve të Bashkuara dhe Vatikanit. Presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Jose Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Parlementit të BE-së Martin Schulz e uruan Papën e ri për kurajo dhe fuqizim të postit të tij të ri. "Ne jemi të bindur se Shenjtëria Juaj do të vazhdojë me forcë dhe vendosmëri punën e paraardhësit tuaj duke afruar popujt dhe fetë në botë'', thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck në urimin e tij me shkrim ndër të tjera thekson se njerëzit në Gjermani lidhin me Papën e ri shumë shpresa dhe simpati. Kancelarja Angela Merkel deklaroi se të krishterët katolikë shpresojnë shumë nga orientimi i Papës së ri, jo vetëm në çështjet e besimit, por gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për paqen, drejtësinë dhe mbrojtjen e së drejtës së jetës. "Miliona besimtarë në Gjermani dhe në gjithë botën e kanë pritur me emocione këtë moment. Shpresat e tyre tani janë të drejtuara tek Papa i ri", deklaroi Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kryetari i konferencës së peshkopëve, kryepeshkopi i Fraiburgut, Robert Zollitsch, deklaroi: " Në fjalën e tij të parë të shkurtër dhe në lutjen e tij u dëshmua se Ati i Shenjtë është i gatshëm që ta marrë këtë post të rëndësishëm dhe këtë përgjegjësi të lartë me besim të thellë tek Zoti”.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e vlerësoi Papën e ri si një luftëtar të vijës së parë për të varfërit. "Votimi për një amerikanolatin tregon fuqinë dhe vitalitetin e këtij rajoni", tha Obama. Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner deklaroi se ata i dëshirojnë Papës së ri një punë të frytshme.