1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kredidhënësit e cilësojnë konceptin e Athinës si bazë për diskutim

Por ato vendosin edhe kushte para takimit vendimtar të ministrave të Financave të Eurozonës.

Tre institucionet kredidhënëse i konsiderojne propozimet për reforma si bazën e negociatave për programin e ri të shpëtimit.

"Në kushte të caktuara tre institucionet kredidhënëse i shohin propozimet nga Athina si bazën për negociatat për një program të ri të Fondit të Shpëtimit të Euros, ESM", njoftoi një zyrtar i lartë i BE në Bruksel. Greqia dëshiron 53,5 miliarë euro ndihma, që të mund të kthejë borxhin deri në vitin 2018. Për këtë kërkohet si kusht një paketë e plotë me reforma.

Institucionet kredidhënëse, Komisioni i BE, Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i dërguan vlerësimin e tyre të përbashkët natën e kaluar shefit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem. Donatorët kanë paraqitur edhe dokumentet e nevojshme, që kërkon marrëveshja e ESM-së, shpjegoi më tej diplomati.

Propozimet nuk janë akoma të mjaftueshme

Zyrtarisht përmbajtja e letrës, së cilës huadhënësit i përmbahen fort, nuk është bërë ende e njohur, por ajo i është dorëzuar gazetës "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung". "Programi i ri nuk do të bazohet vetëm në masat prioritare të Athinës ("prior actions")." Ai do të përmbajë edhe etapa strukturore dhe sasiore" për të ardhmen.

Shefja e FMN-së Lagarde duhet e pakënaqur me konceptin e paraqitur nga Athina

Shefja e FMN-së Lagarde duhet e pakënaqur me konceptin e paraqitur nga Athina

Komision i BE, FMN dhe BQE kërkojnë në analizën e tyre: "Ne kemi nevojë për një koncept të përbashkët për përmbajtjen dhe planifikimin kohor të detyrimeve të marra, për të patur një bazë, mbi të cilën të arrihet marrëveshja për programine ESM-së." Fjala është për fushën e pensioneve, tregun e punës, të energjisë dhe në rradhë të parë, për tregjet e prodhimeve.

Institucionet bëjnë të qartë se reformat e ofruara nga Greqia, të cilat duhet të sjellin në vit kursime dhe të ardhura shtesë në shumën 2.5 për qind të fuqisë ekonomike, nuk janë të mjaftueshme për të arritur tepricat primare në buxhetin e shtetit, për të cilat është rënë dakort me kredidhënësit

Lëvdata për konceptin e privatizimit

Donatorët e vlerësojnë faktin, se Athina i është afruar objektivave të saj të fundit të qershorit. Përsa i përket privatizimeve gati nuk ka më ndryshime. Në reformën e taksës së vlerës së shtuar Greqia duhet të paraqesë një plan të saktë kohor për heqjen e planifikimit të reduktimeve fiskale për shumicën e ishujve, me qëllim që të mund të llogariten pasojat financiare, shkruajnë ato më tej.

Schäuble: Rezultatil është "krejtësisht i hapur"

Pasdite ministrat e financave të Eurozonës do të vlerësojnë në një takim të posaçëm në Bruksel propozimet greke për reformat dhe do të shqyrtojnë letrën e kredidhënësve. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e sheh rezultatin e bisedimeve "krejtësisht të hapur", deklaroi zëdhënësi i tij Frank Paul Weber. Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë një raport të gazetës "Bild", sipas të cilit Schäuble tashmë ka vendosur që t'i konsiderojë propozimet nga Athina të pamjaftueshme. Gazeta citon edhe një zyrtar me ndikim të paspecifikuar të ketë thënë: "Ky dokument është një shaka."