1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kredibiliteti i Obamës rritet, Klintoni po shfaq dobësi

Shtypi gjerman i kushton vëmendje procesit parazgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhja e kandidatëve për president në SHBA po kthehet në një sprovë të vërtetë për demokratët.

default

Senatori Barak Obama

" Pforzheimer Zeitung" mbi konkurentët demokratë, senatorët Barak Obama dhe Hillari Klinton shkruan:

"Talenti retorik afroamerikan duket se është kandidati ideal i Amerikës moderne, i kombit që është mbushur deri në fyt me presidentin e mandatuar dhe çdo gjë që ai mishëron. Për shumë vetë Klintoni është e lidhur shumë ngushtë me fijet e pushtetit në Uashington, dhe rrethet që me mënyrën si bëjnë politikë lenë tek zgjedhësit përshtypjen se nuk kanë influencën e duhur në të ardhmen e vendit. Pa Obamën një ndjesi e tillë nuk do të ishte bërë kaq e qartë dhe Hillary Klinton do ta fitonte pa problem kandidaturën dhe madje mund të pushtonte edhe Shtëpinë e Bardhë. Me Obamën ofrohet një alternativë e re dhe kandidatja Klinton më së voni pas rezultateve të këtyre ditëve po kërcënohet nga dështimi. Jo sepse Obama është më i përgatitur se Klinton, Por ai është para së gjithash ndryshe."


Badisches Tagblatt përqëndrohet tek fushata e kandidatëve për president në Amerikë:

Obama dhe Klinton po zhvillojnë gati gati një garë vrastare. Ata nuk mund të dhurojnë asgjë dhe pikërisht për këtë po i servirin lirë kundërshtarit të vërtetë municion për fushatën e vërtetë zgjedhore. Duhet të përmendim këtu se më i riu ka avantazhin e pushtimit të fushës nga pozicioni i fundit. Kredibiliteti i Obmëms duket sikur po rritet gjithnjë e më shumë pas çdo raundi parazgjedhor ndërkohë që Hillari Klinton po tregon dobësi. Paketa e fushatës zgjedhore të Klintonit është boshatisur, tashmë ajo ndërroi edhe drejtuesen e shtabit të saj zgjedhor. Vetësiguria ka tjetër pamje, e parë edhe nga Evropa e largët."


Ndërsa "Tageszeitung" kometon fushatën zgjedhore të Hillari Klintonit

"Fundjava nuk mund të ishte më e zezë për Hillari Klintonin. Fillimisht ajo humbi gjashtë raunde parazgjedhore kundër Obamës, pastaj bashkëshorti Bill Klinton u mund nga Obama në duelin për Grammy. (Barak Obama mori çmimin "Grammy" me librin e tij audio "Kurajo për shpresën. Opinione mbi rizgjimin e ëndrrës amerikane", ndërsa Bill Klinton mbeti vetëm si kandidat. Shen. Red.) Nga ana tjetër Hillari Klinton ka bërë një fushatë demode. Shtabi i saj nuk ja ka dalë të fitojë për vete zgjedhëset e reja. Ai ka dështuar. Por Klintoni nuk ka humbur përfundimisht, në javët e ardhshme zhvillohen zgjedhje në Ohajo dhe Teksas, dhe në këto shtete ajo favorizohet si kandidate."

  • Data 12.02.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D64I
  • Data 12.02.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D64I