1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Krasniqi në Tiranë: "Kosova dhe Shqipëria do të mbeten faktor paqeje në rajon

Jakup Krasniqi dhe politikanë të tjerë kosovarë do të marrin pjesë në një forum diskutimi mbi Kosovën e pas pavarësisë i cili organizohet nga "Gazeta shqiptare" dhe mbështetet nga Presidenti Bamir Topi

Tirana feston pavarësinë e Kosovës, 17 shkurt 2008

Tirana feston pavarësinë e Kosovës, 17 shkurt 2008

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi shfrytëzoi takimin me homolgen e tij Jozefina Topalli, për të parë dhe ndërtesën ku do të vendoset ambasada e Kosovës në Tiranë. Ndërtesa një ish rezidencë e misionit të OSBE-së në Shqipëri nuk është veçse 50 metra larg parlamentit të Shqipërisë dhe ngjitur me të janë përfaqësitë e Rusisë dhe Serbisë. Gjatë takimit me Topallin dhe shefin e diplomacisë së Shqipërisë Lulzim Basha, Krasniqi përmendi disa herë faktin se Kosova dhe Shqipëria do të mbeten faktor i paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Të dy parlamentet në Tiranë dhe Prishtinë do të njohin një fazë të re të bashkëpunimit deklaroi ai, duke paralajmëruar një axhendë të pasur kooperimi mes deputetëve nga dy vendet. Nga ana e saj Jozefina Topalli shprehu mbështetjen logjistike dhe të përvojës së parlamentit të Shqipërisë. Ajo përmendi vizitat e ndërsjellta të komisioneve parlamentare, të shkëmbimit të ekspertëve ligjorë dhe të draft ligjeve që janë të vlefshme dhe për shtetin e Kosovës. Topalli tha se procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë një proces dinamik, që i hap rrugën konsolidimit të instutcioneve në një shoqëri multietnike si ajo kosovare.

Jakup Krasniqi dhe disa politikanë të tjerë kosovarë do të jenë të hënën në mesditë pjesamrrës në një forum diskutimi mbi Kosovën e pas pavarësisë, i cili organizohet në Tiranë nga e përditshmja Gazeta Shqiptare, gjithashtu i mbështetur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Të ftuar në forum janë dhe politikanë dhe figura publike nga vende të tjera të rajonit.

  • Data 25.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DCqL
  • Data 25.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DCqL