1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KQZ: Ecuri normale e votimeve - Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Rreth 3.1 milion qytetarëve në Shqipëri u është bërë thirrje të votojnë për zgjedhjen e parlamentetit të ri. Për 140 mandatet e deputetëve për herë të parë votohet sipas sistemit proporcional rajonal.

Qytetarët duke votuar në Tiranë

Qytetarët duke votuar në Tiranë

Për përfaqësimin në parlamentin e ri kandidojnë katër koalicione të mëdha (dy nga e djathta dhe dy nga spektri i majtë politik).

Procesi i votimit nisi në orën 7:00 të mëngjesit dhe qendrat e votimit priten të mbyllen në orën 19:00. Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë, Leonard Olli e përshkroi gjatë paradites tha, se procesi ka një ecuri normale duke përjashtuar ndonjë rast sporadik të problemeve të bazës materiale. Sipas tij më evident ishte mungesa në komsionet vendore e bojës së sigurisë.

Për të garantuar qetësi dhe normalitet rreth qendrave të votimit në komunat e bashkitë e Shqipërisë janë në shërbim rreth 5.500 punonjës policie të trajnuar për kërkesat e kodit elektoral. Këto zgjedhje parlamentare konsiderohen dhe më të monitoruarat, pasi në terren janë rreth 450 vëzhgues të huaj dhe rreth 5 mijë vëzhgues vendas.

Në garë janë 4 koalicione, që kanë grupuar 33 parti të të gjithë spektrit politik. Ashtu si gjatë fushatës elektorale, në këtë proces vëmendja më e madhe e subjekteve politike po përqëndrohet më shumë në 6 qarqet kryesore të vendit, Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë e Korçë. Nga bashkitë dhe komunat e këtyre qarqeve pritet të dalin 99 deputetë, nga 140 që do të jenë gjithësej në parlamentin e ri.

Partitë politike vazhdojnë të bëjnë thirrje për qytetarët që ata të bëhen pjesë e procesit të votimit. Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e gjendjes civile gjatë ditës do të jenë të hapura për të siguruar tërheqjen e kartave të identitetit për ata qytetarë që nuk i kanë marrë deri më tani.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora




DW.COM

  • Data 28.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Icpq
  • Data 28.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Icpq