1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kotbuzi mund Bajernin

Përmbledhje e javës së 24-ët të kampionatit gjerman në futboll, Bundesligës.

Bundesliga, 1. FC Nyrnberg -Hamburg SV ndeshje e të djelës 9 mars 2008

Bundesliga, 1. FC Nyrnberg -Hamburg SV ndeshje e të djelës 9 mars 2008

Kreu i tabelës është tani më i ngjeshur: Vazhdon të kryesojë Bajerni i Mynihut edhe mbas humbjes së turpshme që pësoi nga Kotbuzi, një ekip ky në fund të tabelës. Mbas rezultatit 0:2 trajneri Ottmar Hitzfeld sigurisht që ishte i pakënaqur: "Ne nuk ishim fare në lojë. Na duhej shumë kohë për të kaluar nga ofensiva në defensivë, i lamë Kotbuzit shumë shance. Kështu jo që nuk mund të luash në nivel ndërkombëtar, por as që mund të fitosh dhe ndaj Kotbuzit." Sigurisht që kotbuzianët ishin shumë të lumtur për këtë fitore, që i ngjiti ata në vendin e 15-të. Heroi i ditës ishte portieri Gerhard Tremmel, i cili madje i priti edhe një penallti superstarit Franck Ribery. "Sigurisht të arrish një rezultat të tillë me Bajernin, është një gjë e mrekullueshme. Dhe mendoj se deri diku edhe unë e dhashë kontributin tim", tha ai. Por jo vetëm Tremmel dha kontribut, por edhe Ervin Skela. 30 vjeçari shqiptar ishte ai që i përgatiti serbit Branko Jeliç golin e parë në minutën e 28-të. Dhjetë minuta më vonë Jeliç do të bënte edhe të dytin, duke shokuar kështu tifozët, por edhe portierin 44 vjeçar të Bavarisë, Oliver Khan.
Fitores së Kotbuzit i gëzohet edhe Hamburgu: Mbas një fitore 1:0 ndaj Dortmundit HSV u ngjit në vendin e dytë dhe ka tani vetëm pesë pikë që e ndajnë nga Mynihu. Gjatë ditës së djelë kreu i tabelës mund të bëhet edhe më i ngjeshur. Leverkuzen do të luajë kundër Nyrnbergut, ndërsa Bremen kundër Wolfsburgut. Në se fiton, atëherë Bremeni do të ngjitet në vendin e dytë. Mbas barazimit 1:1 me Bohumin, Shtutgardi mbetet në vendin e gjashtë. Rezultatet e tjera: Hertha e Berlinit (Hertha BSC) barazoi me Hansa Roshtok, me 0:0. Bielefeld Hanover u mbyll 2:2. Humbësi i ditës ishte Duizburgu, i cili u mund nga Shalke 1:2 dhe mbeti në fund të tabelës.
  • Data 15.03.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0s
  • Data 15.03.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0s