1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovari vrau pesë persona ne Helsinki, në fund edhe vetveten

Një person me prejardhje nga Kosova ka vrarë në gjendje amoku në një qendër tregtare në Espoo në afërsi të kryeqytetit finlandez Helsinki katër njerëz. Më parë kishte vrarë ish-gruan - në fund edhe veten.

default

Vrasësi në gjendje amoku...

Dëshmitarët okularë në Espoo, 20 kilometra në perëndim të Helsinkit, njoftuan të enjten se një person i veshur me rroba të zeza ka zbrazur komplet një magazinë të pistoletës në këtë qendër tregtare. Në pjesën e supermarketit "Prisma", personi në gjendje amoku me prejardhje nga Kosova ka vrarë me dy plumba në kokë një të punësuar, që shkaktoi panik. Ndërsa në pjesën ku shitej mishi, janë dëgjuar të shtëna të tjera, para se ai të ikte jashtë. Supermarketi ku ndodhi ngjarja është pjesë e qendrës tregtare "Sello", me më shumë se 170 dyqyne të ndryshme.

Në fund të dramës, në periferi të qytetit Helsinki është gjetur trupi i pajetë i atentatorit 43 vjeçar, kumtoi policia. Më parë ajo konfirmoi se është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në një banesë në Espoo. Fjala është për ish-gruan e atentatorit Ibrahim S. Hetuesia pohon se shkaku i të gjithave ishin mosmarrëveshjet bashkëshortore.

Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes në qendrën tregtare dhe e ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë si dhe përmes stacionit hekurudhor Leppävaara. Qyteti Espoo me rreth 250.000 banorë është i njohur edhe si një prej bazave ku prodhohen telefonat celularë Nokia, që e ka bërë të njohur edhe në suaza ndërkombëtare.

1,6 milionë armë në pronë private

Në Finlandë ka pasur vitet e fundit disa raste të amokëve, me shumë të vrarë. Në një shkollë në Kauhajoki një person në gjendje amoku ka vrarë në shtator të vitit 2008 tetë nxënëse, një nxënës dhe një mësues. 22 - vjeçari më pas ka vrarë edhe veten. Në fund të vitit 2007 një 18 - vjeçar ka vrarë gjashtë nxënës në një qendër shkollore në Tuusula. më pas ka vrarë edhe një motër medicinale dhe drejtoren e shkollës, ndërsa në fund ka bërë vetëvrasje.

Rreth 5,3 milionë finlandezë kanë në posedim privat rreth 1,6 milionë armë zjarri. Finlanda radhitet kështu në vendin e pestë në botë për nga numri i armëve që posedojnë personat privatë.

Autor: Agenturen/Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHxA
  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHxA