1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kosova zgjedh udhëheqësit e rinj

Në Kosovë, parlamenti zgjodhi president të Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryeministër, Hashim Thaqin. Të dy udhëheqësit e rinj premtuan se do të angazhohen për ardhmërinë e mirëqenien në Kosovë.

default

Kryeministri kosovar, Hashim Thaci dhe presidenti, Fatmir Sejdiu

Kosova nga 9 janari ka udhëheqësit e rinj të institucioneve qendrore. Parlamenti i Kosovës zgjodhi president të vendit, Fatmir Sejdiun, kryetar i LDK-së. Kryeministër zgjodhi, Hashim Thacin, kryetar i PDK-së dhe kryetar kuvendi zgjodhi Jakup Krasniqin, poashtu nga PDK. Udhëheqësit e rinj morën shumicën e votave të deputetëve të kuvendit të Kosovës. Një rezultat i tillë është pritur për faktin që PDK-së dhe LDK-së, më herët nënshkruan një marrëveshje koalicioni së bashku edhe me pakicat kombëtare dhe të gjith së bashku siguruan votat që automatikisht u mundësoi atyre që të zgjedhin pa problem, presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit.

AAK paraqiti kundërkandidatin e saj për president të Kosovës, nënkryetarin e kësaj partie, Naim Malokun, mirëpo, ky i fundit nuk i mori votat e nevojshme për të qenë president. Presidenti i Kosovës, tashmë i rizgjedhur, Fatmir Sejdiu, do të ushtrojë postin e të parit të vendit edhe për pesë vjetët e ardhshme. Ai premton se do të jetë unifikues i spektrit politik kosovar në Kosovën e pavarur.

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaqi, kryetar i PDK-së, tha se kabinetin e tij qeveritar e ka zgjedhur me kujdes. Ai premtoi se në Kosovë gjërat do të ndyshojmë për të mirë.

Në seancën e kuvendit të Kosovës, në cilësinë e mysafirëve ishin të gjithë krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, tha se Kosova dita ditës po dëshmon se është një vend demokratik me institucione funksionale dhe kjo do të jetë edhe pika kryesore që ai do ta potecojë në raportin e tij para KS-it, me 16 janar. Rycker, tha se institucionet e Kosovës i presin sfida të mëdha. Ato ndodhen para vendimit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, ndërsa, ritheksoi faktin që status-quo-ja është e paqëndrueshme dhe për këtë arsye sipas tij, nevoitet një vendim i shpejtë për statusin e Kosovës.

  • Data 10.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CnML
  • Data 10.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CnML