1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova Voton

14 Nëntor 2007

Më 17 nëntor në Kosovë zhvillohen zgjedhjet për deputetët e parlamentit, për këshilltarët e asambleve komunale dhe për kryetarët e komunave. Në këto zgjedhje garojnë 97 subjekte politike.

https://p.dw.com/p/CDre
Flamuri i PDK-së dhe flamuri shqiptarFotografi: AP

Më 17 nëntor në Kosovë zhvillohen zgjedhjet për deputetët e parlamentit, për këshilltarët e asambleve komunale dhe për kryetarët e komunave. Në këto zgjedhje garojnë 97 subjekte politike, ndër të cilat edhe disa parti të vogla serbe, por jo ato që përfaqësojnë shumicën e serbëve të Kosovës. Të drejtën për të votuar do ta kenë rreth një milion e gjysmë qytetarë të Kosovës.

Sipas një studimi të UNDP-së qytetarët e Kosovës nuk kanë interes të madh për të marrë pjesë në votime. Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje elektoratit të ushtrojë të drejtën e votës.

Në zgjedhjet në Kosovë pritet të marrin pjesë shumë pak serbë. Sipas Liderit të Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, çdo përfaqësues serb i Kosovës, i cili nuk ka mbështetjen e popullsisë lokale dhe të Beogradit, nuk mund ta kryejë si duhet punën e vet.

Kaloje seksionin tjetër Kronika & Analiza

Kronika & Analiza