1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova tërheq fletarrestin për Aleksander Vulin

Ministri pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, dhezëvëndëskryeministri, Aleksander Vuciq, vizitojnë vendbanime me shumicë serbe në Kosovë për të bindur serbët, që të marrin pjesë në zgjedhje.

Delegacioni i Parlamentit Evropian në takim me qeverinë e Kosovës

Delegacioni i Parlamentit Evropian në takim me qeverinë e Kosovës

Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës tërhoqi fletë-arrestin e lëshuar ditë më parë ndaj ministrit pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin. Me 29 tetor prokuroria e shtetit kishte pranuar nga policia e Kosovës një raport, në të cilin thuhej se Aleksander Vulin me datën 16.10.2013 kishte kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Pas hetimeve prokuroria themelore në Mitrovicë lëshoi urdhërarrest për Aleksander Vulin, që sipas ministrit Bajram Rexhepi, sapo Vulin të shkelë në territorin e Kosovës do të arrestohej. Mirëpo sot (31.10) në një njoftim të lëshuar nga prokuroria e shtetit thuhet, se “Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 tetor 2013 ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që ta tërheqë urdhër-arrestin e lëshuar ndaj të pandehurit Vulin, si dhe ka pushuar hetimet, pasi janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë”.

Aleksander Vulin së bashku me zëvëndës-kryeministrin e parë të qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuciq, të premten me 01.11. qëndrojnë në Kosovë, ku do të vizitojnë disa vendbanime më shumicë serbe, në përpjekje për t'i bindur serbët që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet lokale të tre nëntorit, njoftojnë mediat lokale serbe. Thirrje serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të Kosovës u ka bërë sot edhe shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton. Në një deklaratë për media Ashton thotë se “shumë njerëz në Prishtinë dhe Beograd kanë punuar shumë për këto zgjedhje”, andaj Bashkimi Evropian me vëmendje do ta përcjellë procesin zgjedhor.

“Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve. Ky proces zgjedhor duhet të jetë një hap përpara në konsolidimin e demokracisë së Kosovës”, thotë Catherine Ashton, duke u bërë thirrje qytetarëve, në mënyrë të veçantë atyre të komunitetit serb, që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tre nëntorit.

Edhe një delegacion i Parlamentit Evropain që tash e dy ditë po qëndron në Kosovë, zgjedhjet lokale të tre nëntorit i cilëson një test për demokracinë në Kosovë. Kryesuesi i këtij delegacioni, Eduard Kukan, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, tha se “zhvillimi me sukses i zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 3 nëntor, do të jetë një sinjal shumë i rëndësishëm për suksesin e mëtejmë të shtetit të Kosovës”.