1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova synon zgjerimin e përfaqësimit diplomatik

Presidenit i Kosovës Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova do të shtrijë rrjetin e vet diplomatik brenda mundësive. Pas dërgimit të diplomatëve të parë të Kosovës në Turqi, Shqipëri e Austri, do pasojnë edhe vende të tjera.

default

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, deklaroi se Kosova shumë shpejt do të dërgojë ambasadorët e saj edhe në vendet fqinje, në Maqedoni dhe Mal të Zi, sepse bashkëpunimin rajonal dhe marrëdheniet e mira me vendet fqinjë kanë rëndësi të veçantë. Në këtë fazë sipas presidentit Sejdiu, Kosova do ta shtrijë rrjetin e saj diplomatik vetëm brenda mundësive që ka ndërsa, 12 misionet diplomatike të Kosovës do të fillojnë së funksionuari të gjitha më e vonëta deri në fund të këtij muaji. Diplomatët e parë kosovarë filluan punën në Austri, Turqi dhe Shqipëri.

"Është një strukture bërthamë e diplomacisë së Kosovës dhe e prezantimit të vendit në vende të rëndësishme dhe mendojmë se do të vazhdojmë me shtrirjen misioneve diplomatike për aq sa do të kemi mundësi.

Kemi një rrjet modest fillimisht për nevojat parësore të Kosovës", thotë presidendit Sejdiu.


Të ngarkuarit e Kosovës me punë diplomatike fillimisht do të vendosen nëpër objekte me qira, derisa Ministria e Punëve të Jashtme të përfundojë procesin e blerjes së objekteve për ambasadat e Kosovës. Qeveria për këtë ka ndarë një shumë prej 25 milion eurosh.



  • Data 20.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdTR
  • Data 20.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdTR