1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova - sfida e Bashkimit Europian në 2008

Akademia Europiane në Berlin organizoi dje në Berlin një podium diskutimesh me temën "Viti 2008, vit i rëndësishëm për BE-në". Krahas prioriteteve të tjera, BE ka përpara edhe sfidën e Kosovës.

Logo e Presidencës së radhës së BE-së

Logo e Presidencës së radhës së BE-së


Por çfarë do të ndodhë në BE gjatë vitit 2008?
Dr. Barbara Lippert, (zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Politikën Europiane (IEP): "Mund të thuhet me vështirë çfarë do të ndodhë në vitin 2008. Sa i përket asaj se çfarë mund të ndodhë me Kosovën, mund të spekullohet shumë. Sidoqoftë BE-ja do të përpiqet që të sigurojë që sidoqë të jetë rezultati, procesi duhet të shoqërohet me misionin për të cilin është marrë aprovimi nga të gjitha vendet, megjithëse jo të gjitha janë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ka disa vende që kanë rezerva për njohjen e pavarësisë. Dhe do të ishte një vepër e madhe artistike që BE të arrinte që të bindte të 27 vendet të bëjnë këtë gjë në të njëjten kohë. Ajo që BE-ja do të bëjë është të mendojë edhe për implikacionet e një njohjeje të pavarësisë së Kosovës, implikacione për shembull për Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë, pra vendet fqinjë, sinjalet që do të jepen atje. Ne e dimë që Rusia përkrah Serbinë në mosnjohjen e Kosovës dhe se këtu pala ruse nuk pranon që Kosova të jetë rast precedent, por përmend pasojat që mund të shkaktohet në konfliktet aktuale në ish Republikat e Bashkimit Sovjetik. Çka deri tani ka qenë vetëm lojë diplomatike. Sipas vlerësimeve aktuale të një harte të lëvizjeve secesioniste, BE nuk është angazhuar direkt në këto konflikte, BE afrohet si ndërmjetës, përpiqet që të mbesë në bisedime me të gjitha palët. Aktorët ndërkombëtarë duhet t`i japin notë pozitive BE-së, e cila ka një gamë të gjërë mjetesh për të ndikuar në zhvillimet brenda rajoneve të krizave."
Mbi marrëdhëniet e vështira EU - Beograd

I.E. Dragoljuba Benèina (Ambasadore e Sllovenisë në Berlin): "Ne kemi kontakte shumë të mira me Serbinë, në prioritetet tona ndodhet edhe Ballkani perëndimor, që do të thotë se ne do të bëjmë gjithshka për të afruar këto vende me BE-në. Por natyrisht Sllovenia nuk vepron e vetme. Ne kemi presidencën, por vendimet merren së bashku me të gjitha vendet. Ka shumë diskutime dhe mundësi për të sjellë lehtësime vizash për këtë rajon."
Peter Tempel (Drejtor i Sektorit politik në Ministrinë e jashtme gjermane, kujtojn se: "BE ka formuluar para disa kohe një marrëveshje me Serbinë, e cila ka arritur në momentin kur mund të nënshkruhet. Ne do të dëshironim që kjo marrëveshje të nënshkruhet dikur, hapi tjetër do të jetë vënia në jetë e kësaj marrëveshjeje. Këtu bën pjesë edhe regjimi i vizave. Në marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së, sigurisht që Kosova merr një dimension tjetër, një dimension sigurie politike, që sigurisht është një çështje e vështirë. Në katër muajt e fundit është biseduar intensivisht, Ishinger ishte pjesë e këtyre bisedimeve që nuk patën rezultat, por bënë që palët ta kuptojnë më mirë njëri tjetrin, dhe ndihmuan në përmirësimin e klimës. Ne shpresojmë që në këtë linjë këshillimet të vazhdohen në Këshillin e Sigurimit.

A mund të ngrihen paralelizma midis Kosovës dhe Qipros?

Lipert: Nuk mund të flitet për paralelitete midis Qipros dhe Kosovës, por mund të flitet për çështje të pazgjidhura. Qiproja është pranuar në BE pa zgjidhur më parë konfliktin me Qipron Veriore. Sigurisht, që kjo ka ndikim edhe në zhvillimet e tanishme. Qipro nuk pranon njohjen e Kosovës, Greqia po ashtu. Ato ngrenë paralelizma me çështjet e tyre të brendshme. Në fakt ekziston problemi që BE bllokohet prej vetes së vet. Kështu ajo nuk mund të veprojë në mënyrë unike për shkak të këtyre ngarkesave të vjetra, si për shembull prani i Qipros pa zgjidhur konfliktin. Mësim për BE-në do të jetë që nuk do të ketë për shembull integrim të shpejtë të Serbisë në BE, nuk do të ketë rrugë të përshpejtuar. Vendet nuk do të pranohen nëse nuk do të jenë në gjendje të zgjidhin konfiktet brenda vendeve të tyre dhe në ato fqinjë. Pranimi i Qipros në 2004 nuk ishte gabim, por është një cen që pengon në zgjerimin e BE-së."
  • Data 15.01.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cq1w
  • Data 15.01.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cq1w