1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova së shpjeti lidhë Shqipërinë me Serbinë

Në fund të shtatorit, do të fillojë ndërtimi i autostradës që lidhet me autostradën e Shqipërisë. Autostrada e Kosovës cilësohet si projekti më i madh që nga paslufta në Kosovë.

default

Në vend të saj një autostradë e re...

Kosova shumë shpejtë do të shpallë fituesin e tenderit për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, që përshkon të gjithë teritorin e vendit nga kufiri me Shqipërinë deri në atë me Serbinë. Është ky projekti me i madh që Kosova do të ndërmerr që nga përfundimi i luftës. Një komision ndërministror tashmë ka bërë përzgjedhjen e ngushtë të shtatë kompanive konkuruese: kompania “Alpine” nga Austria, kompania amerikano-turke “Bechtel & Enka”, “Makyol” nga Turqia, “Pizzaroti” nga Italia, “Porr” nga Austria, “Strabag” nga Austria dhe “Terna” nga Greqia.

Kosova urë lidhëse e Ballkanit me Evropën

Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, thotë se pas përzgjedhjes së këtyre kompanive, punët për fillimin e autostradës janë në përfundim e sipër.

“Ëndrra për realizimin e projektit madhor për Kosovën, autostrada Prishtinë -Vërmicë, po shkon drejt fillimit të punimeve, që është me interesa të shumëfishta ekonomike, kulturore, komunikuese dhe hapjes së koridoreve. Ky projekt do t'i japë Kosovës përfundimisht kuptimin më të mirë të fjalës: urë lidhëse e Ballkanit Perëndimor me Eropën”, thotë ministri Fatmir Limaj.

Kosovo UN Auto ausgebrannt in Pristina Ortsschild

Prishina nyje komunikacioni

Për ndërtimin e autostradës Prishtinë -Vërmicë, ministri Limaj thotë se tashmë është miratuar rekomandimi që të hyhet në partneritet publiko-privat përmes kredisë. Kjo formë e sigurimit të fondeve, sipas ministrit Limaj, është mbështetur nga Banka Boterore. Pëfaqësuesi në Prishtinë i Bankës Botërore, Ranxhit Najak, thotë se se kjo formë e partneritetit nuk do të ndikojë në buxhetin e Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore mundëson qasje në shumë mekanizma, qofshin ato grante, hua, apo këshilla teknike. Ne po ashtu po shikojmë mundësinë e investimeve në shumë sektorë, sidomos në ato që mbështeten nga qeveria”, thotë Raxhit Najak.

Rexhepi: Qeveria e ka mirë

Partneriteti publiko-privat për investime në projekte të mëdha, siç është autostrada e Kosovës, është një model i ri i financimit. Ibrahim Rexhepi, ekpertë i ekonomisë thotë për programin tonë se në këtë rast qeveria ka vepruar drejtë që nuk ka vendosur që të investimi të bëhet i njëanshëm, qoftë shtetërore apo privat.

“Nga aspekti teorik dhe teknik partneriteti publiko-privat është i realizueshëm. Por duhet të shihet se sa një kompani private e gjenë vetën në këtë projekt, sa është projekti profitabil, sa ai mund t'i kthejë investimet dhe sa ka siguri për kapitalin e investuar. Këto çështje në të ardhmën megjithatë duhet të hulumtohen më hollësisht”, thotë Ibrahim Rexhepi.

Në fund të muajit shtator, ministri Fatmir Limaj, ka premtuar se do të nisin punimet për ndërtimin e autostradës së Kosovës. Sipas tij, nga ky projekt Kosova do të ketë përfitime ekonomike, përfshirë këtu edhe punësimin, bartjen e mallrave dhe turizmin. Autostrada e Kosovës Morinë-Prishtinë-Merdare, do të jetë e gjatë 117 kilometra.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JcPc
  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JcPc