1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova ratifikoi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit me Maqedoninë

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit me Maqedoninë. Në bazë të saj dhjetëra hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin maqedonas, por hapet rruga e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

default

Parlamenti i Kosovës i tha po marrëveshjes me Maqedoninë

Ka afro dy vjet që grupet e punës nga Kosova dhe Maqedonia kanë punuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth vijës kufitare mes këtyre dy vendeve. Më në fund të dy komisionet ranë dakord dhe përcaktuan vijën kufitare, ndërsa marrëveshja u nënshkrua nga të dy qeveritë. Disa dhjetëra hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin e Maqedonisë, por marrëveshja u lejon banorëve kosovar që t'i punojnë tokat e tyre. Për futjen në fuqi të marrëveshjes, ajo duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Maqedonisë.


Fillim i një epoke të re në raportet Prishtinë - Shkup

Parlamenti i Kosovës e miratoi këtë dokument në një seancë të jashtazakonshme, megjithë kundërshtimet dhe debatet e shumta. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nënshkrimin e saj e cilëson si fillim të një epoke të re ndërmjet Kosovës dhe Maqeodnisë.

Kosovo Unabhängigkeit Präsident Fatmir Sejdiu im Parlament in Pristina

Sejdiu në Parlament

"Marrëveshja do të përmbyllë një kapitull që nënkupton sqarimin e detajuar të vijës kufitare. Me këtë do të fillojë një epokë e re e zhvillimit të marrëdhënieve të mira me Maedoninë", thotë Sejdiu. Mirëpo, në bazë të kësaj marrëveshje kufitare Kosovë - Maqedoni, disa dhjetëra hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin maqedonas. Kryeministri Hashim Thaçi siguron banorët kosovar të brezit kufitar për qasje të plotë në tokat e tyre.

"Qytetarët e Kosovës do të mund të punojnë tokën e tyre pa frikë, pa u penguar dhe me një qasje të pandërprerë. Kjo do të rregullohet me formimin e komisioneve përkatëse ndërshtetërore", theksoi kryeministri Thaci.

Marrëveshja rikonfirmon subjektivitetin e Kosovës

Marrëveshja ndërshtetërore për vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, sipas kryeministrit Thaçi, rikonfirmon subjektivitetin

Mazedonien hat Kosovo als unabhängigen Sttat anerkannt

Pritet edhe ratifikimi i Parlamentit të Maqedonisë

ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e saj, lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Arritja e marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për kufirin është përshendetur nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Ambasadat e vendeve perëndimore thonë se udhëheqësitë e dy vendeve kanë treguar vendosmëri dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon. Ata presin vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, thuhet se do të bëhët gjatë javës së ardhshme, me një vizitë që do ta realizojë në Maqedoni kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 17.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K92k
  • Data 17.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K92k