1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova nuk duhet të mbetet jashtë procesit të liberalizimit të vizave

Në Kosovë u zhvillua konferenca “Liberalizimi i vizave për Kosovën”, organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert dhe radio Deutshe Welle. "Kosova nuk duhet të mbetet jashtë procesit të liberalizimit të vizave," u tha aty.

Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajonin e Ballkanit.Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajonin e Ballkanit. Auron Dodi (DW); Bajram Rexhepi(Ministër i Brendshëm), Besa Luzha, FES, Prishtinë

Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajonin e Ballkanit. Auron Dodi (DW); Bajram Rexhepi(Ministër i Brendshëm), Besa Luzha, FES, Prishtinë

Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajonin e Ballkanit, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve, sepse kjo mund të rrisë frustrimin e qyetarëve. Kosova duhet të marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë institucionet e Kosovës duhet të jenë maksimalisht të angazhuara, që të përmbushin kriteret bazë si luftën kundër korrupsionit, regjistrat civilë dhe marrëveshjet për ripranim. Kështu u tha në konferencën "Liberalizimi i vizave për Kosovën" i organizuar nga Fondacioni gjerman, Fridrih Ebert Stiftung dhe radio Deutshe Welle.

Kosova e zhgënjyer

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi, tha se Kosova vazhdon të jetë e zhgënjyer sepse Komisioni Evropian akoma nuk është në gjendje t'i ofrojë udhërrëfyesin, në kohën kur Kosova është e gatshme ta nisë punën.

Fondacioni Friedrich Ebert në Berlin

Fondacioni Friedrich Ebert në Berlin



Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, janë të shqetësuar se në këtë process mund të jenë të përfshirë edhe zëra të cilët thonë se fillimi i procesit të liberalizimit me Kosovën duhet ndërlidhur me fillimin e dilalogut të Kosovës me Serbinë dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Ky konstatim i përfaqësusve politikë kosovarë hidhet poshtë nga shefi i zyrës së komisionit evropian në Kosovë, Renzo Davidi. “Këto dy procese janë të ndryshme, njëri për nga natyra është proces krejtësisht teknik, ai i liberalizimit të vizave, ndërsa akcesi në institucionet e Bashkimit Evropian lidhet me çështjet politike. Poashtu më duhet të hedh poshtë pohimet se çështja e statusit të Kosovës ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave," thotë Renzo Davidi. Ai thotë se institucionet e Kosovës kanë shënuar përparim në përmbusjen e disa kritereve që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo ka akoma punë për tu bërë.

Informimi i rëndësishëm

Pjesëmarrësit në konferencën "Kosova dhe liberalizimi i vizave" thanë se një rol shumë të madh në informimin e qytetarëve për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset integruese të vendeve të ballkanit mund të luajnë edhe mediat dhe shoqëria civile.

Auron Dodi (DW); Bajram Rexhepi (Ministër i Brendshëm); Besa Luci, (Klubi për Politikë të Jashtme)

Auron Dodi (DW); Bajram Rexhepi (Ministër i Brendshëm); Besa Luci, (Klubi për Politikë të Jashtme)

Auron Dodi, nga Radio Deutsche Welle thotë: “Ne përpiqemi të kryejmë rolin informues sqarues nga njëra anë përmes një informimi të vazhdueshëm për vendimarrjen në institucionet evropiane. Kjo është një pjesë e natyrshme e programit tonë si një media gjermane. Nga ana tjetër ne informojmë intensivisht, nga Kosova për Kosovën dhe për programet e Deutsche Welles në gjuhët e Ballkanit mbi hapat e Kosovës drejt integrimit evropian.”

Më 8 nëntor merret vendimi

Debatet në konferencën "Liberalizimi i vizave për Kosovën, organizuar nga fondacioni gjerman Fridrih Ebert Stiftung dhe Deutsche Welle, u zhvilluan vetëm pak kohë para së ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të bashkimit evropian të marrin vendimin përfundimtar për heqjen e vizave edhe për dy vende të ballkanit, Shqipërinë dhe Bosnjen e Hercegovinën. Ky takim do të mbahet me 8 nëntor.

Deutsche Welle

Deutsche Welle

Autoritetet kosovare shpresojnë se në këtë takim do të merret vendimi që edhe Kosova të marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimn e vizave, në mënyrë që t'i hapet rruga institucioneve kosovare të plotësojnë kriteret.

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Bexhepi, premton se deri në fund të vitit 2011, institucionet e Kosovës mund të përmbushin të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e liberalizimit të vizave dhe në këtë mënyrë edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm ne Evropë ashtu sikurse qytetarët e të gjtha vendeve të Ballkanit.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PoOR
  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PoOR